Futbollistët e ekipit Egnatia me trofeun e Kategorisë Superiore dhe Kupën e Republikës në duar, ishin sot të ftuarit e Kreut të Shtetit Bajram Begaj.
Presidenti i ka pritur në ambientet e presidencës futbollistët, ndërsa këtë fitore të tyre ai e cilësoi si të merituar.
“Presidenti i Republikës përcolli përgëzimet për këtë arritje historike të skuadrës së qytetit të Rrogozhinës, e cila hyri në librin e artë të kampionëve të Shqipërisë. Presidenti i Republikës e konsideroi fitoren e tyre të merituar dhe u shpreh se rezultati i arritur do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët, pasi u dëshmua triumfi i arritur përmes investimit serioz, sakrificave dhe frymës së përbashkët të ekipit”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Lojtarët e Egnantias, i dhuruan presidentit fanellë me emrin e tij.
“Kreu i Shtetit përcolli një falënderim të veçantë për presidentin Agim Demrozi, ndërsa inkurajoi ekipin të vazhdojë me këtë frymë angazhimi në futbollin shqiptar. Në shenjë falënderimi për pritjen e rezervuar, lojtarët e skuadrës kampione i dhuruan Presidentit Begaj fanellën e Egnatias me dedikimet personale”, thuhet në njoftim.
Normal qe do i priste, Presidenti ne Rrogozhine ka lindur vete. Urime Egnatias, e meritonin kampionatin dhe kupen sivjet.
Përgjigju