Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Andreas Schieder, raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, në kuadër të misionit faktmbledhës përpara prezantimit të draft-raportit në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.
Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e qëndrueshme të Parlamentit Evropian ndaj procesit të zgjerimit, duke e cilësuar atë thelbësor për ruajtjen e besueshmërisë dhe momentumin e integrimit të Shqipërisë.
Presidenti i Republikës i paraqiti reporterit pikëpamjet e tij lidhur me zhvillimet aktuale, progresin e reformave dhe hapat konkrete drejt integrimit.
Presidenti Begaj shprehu besimin se rezoluta e ardhshme e Parlamentit Evropian mbi raportin e progresit 2025 do të pasqyrojë në mënyrë objektive arritjet dhe sfidat e mbetura, duke rikonfirmuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave evropiane, shtetit të së drejtës dhe demokracisë.
Komente












Ne Shqiperi flasin te gjith per progresin e vendit por nuk marin masa ndaj kuj? Ju mase pari nuk duhet te lejoni qe kriminetet ,Trafikantet te hyne ne Evrope pse ata jua prishin punetoreve te sinqerte dhe sidomos e demtojne vendin derisa ju nuk merni masa per keto flisni sa te doni por pa vlefte dikujt me delikte te renda nuk duhet ti lejohet pasporta per udhetim mbani ne burg ne Shqiperi dhe mos e demtoni imagon e vendit.
Përgjigju