Presidenti Begaj shpallet ‘Qytetar Nderi’ nga Komuna e Roshanos në Itali

Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj zhvilloi një vizitë edhe në komunën e Roshanos, ku u takua me autoritetet vendore të komunës si dhe rajonit të Abrucos, me përfaqësues të komunitetit arbëresh të Roshanos, por edhe me diasporën e re shqiptare të vendosur aty në tre dekadat e fundit. Në këtë takim, Presidenti Begaj u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Roshanos, Dr. Simone Palozo.

Në fjalën e mbajtur, Presidenti Begaj vlerësoi përkushtimin e komunitetit arbëresh të Vila Badesës, që kanë ditur të ruajnë gjuhën, kulturën, traditat e të parëve.

“Shumë faleminderit për këtë mikpritje të ngrohtë e vëllazërore që organizuat me rastin e ardhjes time në Vila Badesa, dhe për më tepër të organizuar në këtë Kishë simbol të arbëreshëve dhe krenarie për çdo shqiptar,” tha në fjalën e tij Presidenti Begaj.

Duke folur për atmosferën familjare që çdo shqiptar përjeton në Vila Badesa, Presidenti Begaj tha se sheshi, kisha, rrugët, busti i Kryezotit të Arbërit, shtëpitë, gatimi, të gjitha rrezatojnë trashëgiminë arbërore dhe për këtë shprehu mirënjohje.

Presidenti u ndal dhe tek takimi me Presidentin Mattarella, duke nënvizuar se projekte të përbashkëta në interes të arbëreshëve priten të zhvillohen.

“Ju siguroj se një pjesë të rëndësishme të takimit me Presidentin Mattarella, ju kushtua vëmendjes ndaj arbëreshëve, për të cilën ju siguroj se ai kishte një respekt të jashtëzakonshëm, dhe lamë të zhvillojmë projekte të përbashkëta në interes të arbëreshëve. Në kushtet e sotshme, duhet të bëjmë akoma më shumë, që gjuha arbëreshe, traditat unikale fetare, të ruhen e trashëgohen edhe tek brezat e ardhshëm”, u shpreh presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit falenderoi autoritetet e rajonit të Abrucos për ndihmën që i kanë dhënë përherë diasporës shqiptare që të integrohet në shoqërinë italiane.

“Praktikisht në Itali jetojnë më shumë se gjysëm milioni shqiptarë, të cilët janë pjesë e shoqërisë italiane, shumë mirë të integruar në këtë shoqëri. Arbëreshët po ashtu edhe shqiptarët e ardhur pas viteve ’90, asnjëherë nuk kanë qenë të rrezikuar nga asimilimi i gjuhës së tyre apo traditat e tyre. Presidenti shprehu gëzimin e tij që tashmë në këshillat komunalë ka shqiptarë të zgjedhur, si dhe që në Peskara ishte hapur për herë të parë një shkollë shqipe”, tha Begaj.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vizitoi gjithashtu dhe qytetin e Kietit, ku u prit nga autoritetet lokale, ndër të cilët Kryetari i Bashkisë të Kietit, Diego Ferrara, Presidenti i Provincës së Kietit, Francesco Menna, Prefekti i Chietit, Mario Della Cioppa etj.

Në fjalën e mbajtur gjatë takimit, Presidenti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që i është dhënë shqiptarëve për t’u integruar në Itali, por edhe në ndihmesën që i është dhënë Shqipërisë në proceset integruese.Kreu i Shtetit vuri në dukje gjithashtu ndihmën e qendrës spitalore të Kietit dhe Provincës së Kietit, në trajtimin e fëmijëve dhe pacientëve shqiptarë, veçanërisht në repartin e hematologjisë.

Në fund të takimeve të tij, Presidenti kërkoi që komuniteti shqiptar i vjetër dhe i ri në Itali, ashtu sikundër dhe komuniteti Italian në Shqipëri, të vazhdojnë të jenë një urë lidhëse e fortë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:36
Vizita zyrtare e Presidentit Begaj në Itali, merr vëmendjen të veçantë në mediat italiane

Vizita zyrtare e Presidentit Begaj në Itali ka marrë një vëmendje të veçantë në mediat italiane. Mediat italiane si dhe agjencitë e njohura të lajmeve si ANSA kanë ndjekur në çdo hap takimet e Presidentit Begaj të parashikuar në vizitën e tij zyrtare.

ANSA, Il Sole 24 Ore, Il Messagero, Libero, AGI etj., kanë mbuluar takimet dhe ceremonitë përshëndetëse të Presidentit Mattarella në nderim të Presidentit Begaj, apo edhe takimin e Presidentit Begaj me Përfaqësuesin e Dhomës së Deputetëve Lorenzo Fontana.

Në takimin me Presidentin e Italisë, Presidenti Begaj vuri në dukje vullnetin e palës italiane për të përmbyllur procedurat e marrëveshjes për sigurimet shoqërore dhe shprehu besimin se kjo marrëveshje do të bëhet shumë shpejt efektive.

Televizioni publik RAI ndoqi me vëmendje të veçantë vizitën e Presidentit Begaj në Abruco dhe Kieti dhe përcolli për publikun e rajonit deklaratat e Presidentit Begaj. “Na ndan një det, po na bashkojnë vlera shekullore njerëzore si ajo e solidaritetit.” Rai Neës vuri në dukje dhe vizitën e Presidentin Begaj në komunitetin arbëresh të Vila Badesas dhe marrjen e titullit qytetar nderi në Roshano.

Agjencia Ansa i ka dhënë rëndësi thirrjes së Presidentit Begaj për një forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes Italisë dhe Shqipërisë. “Shqipëria, një portë hyrëse për sipërmarrësit italianë,” citon ANSA Presidentin Begaj. Agjensia vazhdon më tej duke i dhënë hapësirë deklaratave të bëra nga Presidenti Begaj në Kieti: “Shqipëria është një vend i vogël, por ka potencial të madh në fushën ekonomike, natyrisht duhet të kultivohen interesa të ndërsjella në shumë sektorë, si psh. në energji, bujqësi, turizëm,” citohet Presidenti Begaj.

Ndërkohë agjencia AGI/Vista i dha vëmendje takimit të Presidentit Begaj me Përfaqësuesin e Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana. Në këtë takim, Fontana vlerësoi marrëdhëniet historike mes dy vendeve dhe rolin thelbësor të Shqipërisë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, mediat më të njohura rajonale të rajonit të Abrucos paraqiten gjerësisht deklaratat e Presidentit Begaj mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe deklaratat e tij në vlerësim të komunitetit arbëresh.

M.T/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja