Begaj vizitë në Komandën Strategjike të NATO-s, takim me Gjeneralin Cavoli: Situata në Ballkan, e brishtë
Gjeneral Cavoli dhe Bajram Begaj
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet, ku pati nje takim kokë më kokë me Komandantin Suprem, Gjeneral Cavoli.
Siguria globale, siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor, roli i Shqipërisë si kontributor në paqen, sigurinë dhe orientimin euroatlantik të rajonit, si edhe fuqizimi i kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë dhe kontributi i drejtpërdrejtë në NATO ishin disa nga çështjet ku u fokusuan bisedimet Begaj-Cavoli.
“Sot situata e sigurisë është përkeqësuar dhe konflikti në Lindjen e Mesme, si dhe agresioni brutal rus kundër Ukrainës kanë tendencën të përhapen edhe në rajone të tjera. Situata në Ballkanin Perëndimor vijon të jetë e brishtë gjë që na rikujton sesa mund e përpjekje duhet që të mbrohen jo vetëm parimet demokratike, por edhe paqja e siguria e vendeve tona”, u shpreh Presidenti Begaj.
“Shqipëria do të jetë gjithmonë aty, ku NATO ka nevojë, sikundër e ka dëshmuar me prezencën e saj në misionet dhe operacionet e NATO-s në Afganistan, KFOR (Kosovë), Letoni, Bullgari, Irak", ka thënë më tej Begaj.
Nga ana tjetër, Begaj siç njofton presidenca vlerësoi në vecanti investimin që NATO bëri në Bazën Ajrore të Kuçovës, që u inagurua vetëm 4 ditë më parë theksoi se “Shqipëria ofron dhe mirëpret angazhimin dhe investimin e NATO-s për të shmdrruar portin e Porto Romanos në një bazë detare të saj.”
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Krishtlindjet/ Politika uron besimtarët, vizita në Katedralen Katolike dhe Ortodokse! Begaj: Të rindërtojmë urat e komunikimit
25 Dhjetor, 11:40
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Shqipëria mbetet pa ambasador në Zvicër, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës
23 Dhjetor, 16:58
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Marrëveshja për emigrantët, Meloni mbledh nesër qeverinë: Më duket se Kasacioni na ka dhënë të drejtë
22 Dhjetor, 11:51
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
Bazë e re ushtarake e SHBA-së në Poloni! Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat përforcon krahun lindor të NATO-s
21 Dhjetor, 18:42
-
Trump do t’u kërkojë vendeve të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së
21 Dhjetor, 16:55
-
Presidenti Begaj: Media profesionale po sfidohet nga lajmet e rreme! Përdorni pushtetin me përgjegjësi, jepni dhe zërin e qytetarisë
19 Dhjetor, 21:46