Presidenti Biden në Britani, takim me kryeministrin Johnson përpara samitit të vendeve anëtare të G7

Presidenti amerikan Joe Biden është takuar me kryeministrin britanik Boris Johnson para samit të G7, teksa gjatë udhëtimit evropian, do të ketë bisedime të nivelit të lartë me krerë të tjerë shtetesh perëndimorë dhe një takim me Presidentin rus Vladimir Putin.

Presidenti Biden dhe Boris Johnson kanë shikuar dokumente historike dhe objekte në lidhje me Kartën e Atlantikut - deklarata e përbashkët e vitit 1941 e bërë nga Winston Churchill dhe Franklin D. Roosevelt që përcakton qëllimet e tyre për botën e pasluftës.

Tetëdhjetë vjet më pas, të dy udhëheqësit pritet të bien dakord për një të ri, duke u zotuar të punojnë së bashku për të zgjidhur sfidat globale të tilla si pandemia e koronavirusit dhe ndryshimet  klimaterike.

Karta e re do të përshkruajë tetë fusha të bashkëpunimit duke përfshirë mbrojtjen e demokracisë, riafirmimin e rëndësisë së sigurisë kolektive dhe ndërtimin e një sistemi të drejtë dhe të qëndrueshëm tregtar global.

Takimi do të përqendrohet në rigjallërimin e marrëdhënies së privilegjuar midis Britanisë së Madhe dhe SHBA pas Brexit dhe pas krizës së shkaktuar nga pandemia. Biden dhe Johnson do të flasim edhe për Irlandën e Veriut, një pjesë themelore e bashkëjetesës

Biden, me origjinë Irlandeze dhe një kundërshtar i Brexit, do të shtyjë që Britania e Madhe - e angazhuar në një negociatë të vështirë me BE - të mos rrezikojë të ashtuquajturën marrëveshje të së Premtes së Madhe e cila ka garantuar bashkëjetesën paqësore në ishull për shumë vite.

Sipas marrëveshjes së Brexit-it, Irlanda e Veriut mbetet palë në tregun e bashkuara të BE-së, megjithatë nuk është më pjesë e bllokut, që do të thotë se duhet t’i nënshtrohet doganave.

Presidenti amerikan dhe kryeministri britanik shoqëroheshin nga gratë e tyre përkatëse dhe në deklaratat për mediat nuk munguan as shakatë mes tyre.

"Ishte një kënaqësi të takoja gruan tënde. Unë i thashë kryeministrit se kemi diçka të përbashkët - të dy u martuam shumë më vonë se çfarë ishte e parashikuar”, tha Biden.

Johnson u përgjigj: "Unë nuk do të kundërshtoj atë"

Biden në ditët në vijim do të jetë pjesë e Samitit të G7 fokus qëndror i së cilës do të jenë sfidat e botës pas pandemisë dhe ndryshimet klimaterike. 

 

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale