Presidenti bolivian, Morales vë
në siklet Papën: Provo kokainën

Presidenti bolivian, Morales vë<br />në siklet Papën: Provo kokainën
Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, ishte në Vatikan të premten. Gjatë kësaj vizite ai takoi edhe Papa Franceskun. Por ndonëse shumë kush priste mesazhe konkrete nga ky takim, në fakt presidenti bolivian ka çuditur me këshillën që i ka dhënë Papës.

Ai i tha që të ndiqte shembullin e tij dhe të konsumonte gjethe kokaine për një shëndet më të mirë.
 
"Unë jam duke e përdorur dhe po më bën mirë", i tha Evo Morales Papës gjatë një takimi të shkurtër që zhvilloi me Atin e Shenjtë.
 
"Unë ju rekomandoj që të bëni si unë në mënyrë që ju të jeni m ë i fortë për pjesën tjetër të jetës tuaj", i tha Morales Papës.
 
Më pas, Presidenti i Bolivisë, i dha Atit të Shenjtë tre libra në spanjisht lidhur me përfitimet nga gjethja e kokainës.
 
Librat përqendrohen në dieta dhe biodiversitetin. Njëri është quajtur Kokaina kundër Obezitetit.
 
Ndërkohë, Papa Françesku i dhuroi Morales një koleksion me intervistat e tij, si dhe një kopje të udhëzimeve të tij të fundit mbi familje. Ai gjithashtu i prezantoi presidentin bolivian një medalion të Saint Martin de Tours, i njohur si mbrojtës i të varfërve.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur