SARAJEVE- Kreu mysliman i presidencës tre-palëshe të Bosnjës, Bakir Izetbegovic ka theksuar se deklarata e Nikolic se në Srebrenicë nuk ka pasur genocid, mund të shkaktojë tensione. Izetbegovic kritikoi ashpër presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolic për deklaratën se masakra e Srebrenicës nuk është gjenocid, por krim i rëndë lufte.
Bakir Izetbegovic, ka thënë se deklarata të tilla janë ofenduese për të mbijetuarit. “Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë nuk do të shtrojë rrugën për bashkëpunim dhe ripajtim rajonal, por përkundrazi, mund të shkaktojë keqkuptime të mëdha dhe tensione”- theksoi ai.
Edhe Gjykata për Krime Lufte për ish Jugosllavinë në Hagë, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kanë cilësuar masakrën e Serebrenicës si gjenocid.
Forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga ish-komandanti Ratko Mlladic, i cili po gjykohet në Hagë për këtë masakër, kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në Serbrenicë në vitin 1995. Masakra konsiderohet si gjenocidi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com