TIRANE-Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Erjon Braçe është shprehur kundër zgjedhjes së Presidentit të Republikës nga ana e kryeministrit Berisha dhe mazhoranca që ai përfaqëson.
Sipas tij, jo vetëm që ai mbetet në konflikt të hapur me ta, por tashmë ka vendosur të gjejë dikë nga radhët e ushtarëve të tij të bindur, përderisa numri prej 71 votash me të cilin zgjidhet presidenti në raundin e katërt dhe të pestë ia mundëson këtë.
"Dy herë rresht, më 2002 dhe më 2007, Presidentin e Republikës e ka zgjedhur Sali Berisha. Por kjo nuk është arsye përse tani nuk duhet të jetë Sali Berisha ai që duhet të zgjedhë Presidentin e Republikës. Dy herë zgjodhi, dy herë në konflikt të hapur me presidentin mbeti.Me presidentin Moisiu u konfliktua sepse Presidenti e kundërshtoi në cënimin e parimeve kushtetuese të ndarjes e pavarësisë së pushteteve, veçanërisht atij të drejtësisë", ka qënë deklarata e djeshme e Braçes në rrjetin social facebook.
Sipas Braçes të gjitha konfliktet e Berishës me krerët e shtetit kanë lindur për shkak të oreksit për të dominuar institucionet kushtetuese. "Me Presidentin Topi u konfliktua për të njejtin shkak, Presidenti kundërshtoi cënimin e pavarësisë së pushteteve, veçanërisht të drejtësisë dhe prokurorisë, gjykatës, agjencisë ligjëzbatuese dhe Shërbimit Informativ të Shtetit", ka nënvizuar nënkryetari i grupit të PS. Për të cilin Kushtetuta e tregon qartë frymën e konsensusit. "Nëse presidenti zgjidhet siç do Berisha nga rreshti i ushtarëve të tij që i binden parimeve të PD, shteti do njësohet me partinë dhe partia do të jetë shteti. Fryma e Kushtetutës është e qartë, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Tre raunde votimi që kërkojnë 3/5 e votave të deputetëve e materializojnë këtë frymë të Kushtetutës. President të Republikës jo president të partisë, president që përfaqëson unitetin e popullit jo unitetin e partisë", tha Braçe. I cili nuk ka munguar që të kundërshtojë publikisht zgjedhjen e Presidentit nga Berisha.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com