Presidenti Bujar Nishani
dekreton ligjin e dekriminalizimit

Presidenti Bujar Nishani<br />dekreton ligjin e dekriminalizimit
TIRANË - Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani dekretoi këtë të hënë ligjin për dekriminalizimin, të miratuar në seancën e së enjtyes më 17 dhjetor në Kuvend.

Me këtë vendim, ligji që pengon futjen në politikë dhe në administratë të personave me precedentë penalë, hyn në fuqi pas 15 ditësh. 


Dekriminalizimi fillon efektet, zyrtarët para vetëdeklarimit 
 
Pritet miratimi i formularit model për funksionarët
Ligji i miratuar të enjten e shkuar për dekriminalizimin, është botuar dje në Fletoren Zyrtare duke certifikuar hyrjen e tij në fuqi. Por pastrimi i politikës shqiptare nga persona me precedentë penalë, do të kërkojë edhe pak kohë, pasi duhet hartuar edhe formulari model i vetëdeklarimit, me të cilin nis procesi. Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho dhe demokrati Oerd Bylykbashi, kryetar i Komisionit të posaçëm që u ngrit për procesin e dekriminalizimit të politikës dhe administratës publike, thonë gjatë një interviste për Report TV se duhen edhe të paktën dy muaj që ky ligj të bëhet i zbatueshëm vetëm nëse miratohen aktet nënligjore.

Këto akte sipas nenit 16 të ligjit duhet të mbyllen 2 muaj pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë. "Janë aktet nënligjore ato që japin hapësirat e nevojshme për ngritjen e disa strukturave verifikuese, monitoruese dhe që lejojnë zbatimin e dispozitave të ligjit. Këto akte nxirren nga disa organe ku përfshihet Kuvendi i Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Këshilli i Ministrave. Gjykoj që brenda 2 muajve, pra brenda 60 ditësh këto akte do të punohet për të nxjerrë me shpejtësi me qëllim që ligji përveç jehonës pozitive të miratimit të tij të ketë edhe pastrimin e politikës nga persona të cilët janë me cene", tha Braho.

Opozita dëshiron ta mbyllë sa më parë këtë proces. Për këtë arsye do të punojë dhe negociojë me maxhorancën dhe gjatë pushimeve dimërore për hartimin e këtyre akteve. "Jemi në një periudhë që është fundi i vitit dhe për rrjedhojë dhe është pushimi i periudhës domethënë deri fillimin e sesionit tjetër por neve do të bëjmë çmos një aktet nënligjorë të punohen dhe të jenë të gatshme që në momentin më të parë që parlamenti do të ketë seancën e parë ti miratojë, që do të jetë Janari besoj", tha Bylykbashi.

Të enjten e shkuar në mbrëmje, kuvendi miratoi ligjin e dekriminalizimit dhe ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë zbatimit të tij. 


Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit