Presidenti Bujar Nishani pret
Lordin britanik Alan Watson

Presidenti Bujar Nishani pret<br />Lordin britanik Alan Watson
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Lordin britanik, Alan Watson të Richmond CBE, i cili ndodhet në një vizitë pune në Shqipëri.
 
Presidenti Nishani vlerësoi kontributin personal të Lordit Watson në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe në promovimin e çështjes dhe të vlerave historike shqiptare në Britaninë e Madhe.
 
Me interes u bisedua edhe për nxitjen bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik e tregtar mes dy vendeve, ku Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e Lordit Watson, në nxitjen e përvetësimit të gjuhës angleze nga përfaqësuesit e biznesit në Shqipëri dhe në Kosovë.
 
Presidenti Nishani ndau me Lordin Watson gjithashtu disa mendime lidhur me zhvillimet më të fundit në Britaninë e Madhe pas referendumit popullor për daljen nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se marrëdhëniet e partneritetit dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve nuk do të influencohen aspak nga ky vendim.
 
Lord Alan Watson është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në dhjetor të vitit 2014.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot