DURRËS - Kreu i shtetit Bamir Topi ka dekoruar fondin “Besa" me Medaljen e Mirënjohjes, për kontributin e dhënë në zbutjen e varfërisë dhe nxitjen e vetëpunësimit nëpërmjet mbështjetjes me mikrokredi të sipërmarrjeve të vogla e të mesme në Shqipëri.

Në ceremoninë e organizuar në qytetin e Durrësit presidenti theksoi se partneriteti serioz ndër vite me qeverinë shqiptare e institucionet jashtë vendit i ka siguruiar këtij fondi shumë çmime ndërkombëtare
“Është një histori suksesi të nisur në vitin 1994 si projekt i Bankës BotëRore, duke u konsoliduar në vite me licencimin nga Banka e Shqipërisë si institucion bankar, e duke rritur cilësinë në drejtim të punësimit vetëpunësimit e dhënien e kredive. Partneriteti serioz ndër vite me qeverinë shqiptare e institucionet jashtë vendit i ka siguruar këtij fondi shumë çmime ndërkombëtare”,tha kreu i Shtetit

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësues të qeverisë, përfaqësues të instiucioneve të pavarura, bankare, organizata të huaj, biznesmenë etj.

(aq/shqiptarja.com)