Në faqen e Presidencës thuhet se: “Presidenti Nishani dekretoi shpalljen e ligjit dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen menjëherë të ligjit nr. 185 “Për buxhetin e vitit 2014”. Diskutimet për paketën financiare u bënë në një kohë rekord dhe vetëm gjatë mbrëmjes së të shtunës u miratuan në Parlament.
Vetë Presidenca ishte në listën e institucioneve që shprehën pakënaqësitë për projekt-buxhetin, duke kërkuar një shtesë prej 40 milionë lekësh për vitin 2014. Por, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Ministria e Financave ra dakord për t’i shtuar Presidencës 20 milionë lekë, si dhe për t’i mbuluar përmes fondit rezervë disa prej shpenzimeve që do të kryejë gjatë vitit 2014. Shuma prej 20 milionë lekësh qëndroi në fuqi edhe gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë.
Maxhoranca miratoi të shtunën në mbrëmje, me 82 vota pro dhe 27 kundër të opozitës, projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kryeministri Edi Rama e cilësoi buxhetin e vitit 2014 si, buxhetin që ka garantuar përfundimisht ndalimin e rrënimit të vendit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)