Presidenti Donald Trump shkon në OKB një vit pas fjalimit për Korenë e Veriut

Presidenti Donald Trump shkon në OKB një vit pas fjalimit për Korenë e Veriut

Donald Trump

Presidenti Donald Trump do të shkoj këtë të hënën në Kombet e Bashkuara për të marrë pjesë në takimet që zhvillohen çdo vit bashkë me udhëheqësit botërorë. Në programin e tyre temat për të diskutuar nuk mungojnë pasi janë fokusuar tek te të gjitha problemet. Por ekziston mundësia që Presidenti amerikan do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë këtij takimi, pasi shumë pjesëmarrës duan të dinë se çfarë do të thotë për përparimin në procesin e eliminimit të armëve bërthamore në Korenë e Veriut dhe çështje të tjera të rëndësishme.

Vitin e kaluar, diskutimi i Presidentit Trump në Asamblenë e Përgjithshme ishte i bujshëm.

Shtetet e Bashkuara kanë forcë dhe durim, por nëse janë të detyruara të mbrojnë veten ose aleatët e vet, nuk do të kemi zgjedhje tjetër veçse ta shkatërrojmë plotësisht Korenë e Veriut. ‘Njeriu i raketave’ është në një mision vetëvrasës për veten e tij dhe regjimin e tij.  

                     Donald Trump

Trump i ka shtangur udhëheqësit që janë mësuar me diplomaci dhe shumë prej tyre presin të shohin se çfarë do të bëjë këtë radhë gjatë takimit në OKB.

Ishte një spektakël televiziv, shumë i përshtatshëm për rrjetet televizive amerikane. Zoti Trump nuk ka për qëllim të bëjë për vete udhëheqësit e tjerë botërorë, por të jetë në qendër të vëmendjes me deklarata bombastike, në prag të zgjedhjeve për Kongresin në nëntor. Prandaj do të jetë një fjalim të bujshëm.

Është shprehur Richard Gowan i Qendrës Universitare të OKB-së për Studime Politikash.

Mirëpo gjatë takimit shumë analistë do ta ndjekin me kujdes për të parë se çfarë toni do të përdorë zoti Trump për Korenë e Veriut në fjalimin e tij të së martës para Asamblesë. Ndërsa Kim Jong Un nuk do të jetë i pranishëm në takim, por gjasat janë që ai do ta ndjekë atë me kujdes nga Pheniani.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo gjithashtu ka ftuar në Nju Jork homologun e tij koreano-verior për një takim. Të enjten, zoti Pompeo do të drejtojë një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai do të jetë i gatshëm të  informojë për ecurinë e diskutimeve me Korenë e Veriut dhe do t’u bëjë thirrje vendeve të tjera që të vazhdojnë presionin e sanksioneve deri kur Pheniani të marrë masa konkrete për çnuklearizim.

Shtetet e Bashkuara mbajnë presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit dhe Presidenti Trump do të drejtojë një takim të mërkurën që do të ketë në qendër mospërhapjen bërthamore dhe me siguri për Iranin.

Irani vazhdon të përbëjë problem. Në çdo pikë të rrezikshme të botës, duket se Irani ka gjurmët e veta. 

Është shprehur Nikki Haley, ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB.

Gjithashtu Presidenti i Iranit do të flasë para Asamblesë së Përgjithshme të martën dhe do të mbajë një konferencë për shtyp vetëm disa orë pas sesionit të Këshillit të Sigurimit, ku do të flasë zoti Trump të mërkurën.

Ndërsa Hassan Rouhani pritet që të kritikojë Shtetet e Bashkuara për tërheqjen që ka bërë nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mbi Iranin dhe për vendimin për rivendosjen e sanksioneve të njëanshme ndaj Teheranit.

Mirëpo gjatë takimit shumë udhëheqës botërorë do të jenë të pranishëm në Nju Jork, do të ketë disa përjashtime të dallueshme. Presidenti rus, Si Vladimir Putin dhe presidenti kinez nuk do të marrin pjesë, ashtu si edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Për gjatë takimit tema e Koresë së Veriut dhe Iranit mund të mbizotërojnë, por përveç kësaj do të diskutohen edhe çështje urgjente globale përfshirë konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, ngrohja globale dhe zhvillimi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë