Presidenti Donald Trump zbulon
detaje të takimit me Vladimir Putin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se ai e kishte pyetur dy herë me këmbëngulje Presidentin rus Vladimir Putin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe se tani ka ardhur koha “që të ecim përpara dhe të punojmë në mënyrë konstruktive” me Moskën.
Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se ai e kishte pyetur dy herë me këmbëngulje Presidentin rus Vladimir Putin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe se tani ka ardhur koha “që të ecim përpara dhe të punojmë në mënyrë konstruktive” me Moskën.
Në një sërë komentesh në Twitter pasi u kthye nga Uashingtoni nga takimi i G-20-ës në Hamburg të Gjermanisë, zoti Trump theksoi se Putin kishte mohuar me forcë çdo rol në ndërhyrjen në zgjedhje dhe se dy presidentët
“kishin diskutuar për krijimin e një njësie të padepërtueshme për Sigurinë Kibernetike në mënyrë që të shmanget pirateria kibernetike në zgjedhje dhe elementë të tjerë negativë”. Por ligjvënës republikane me peshë, e kanë quajtur qesharake idenë e bashkëpunimit me Rusinë për një pakt për sigurinë kibernetike. Senatori Lindsey Graham tha në emisionin “Meet the Press” të televizionit NBC se nuk ishte
“ideja më idiote që kam dëgjuar ndonjëherë, por po i afrohet”.
Ndërsa në Kiev Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillërson tha se pala amerikane nuk priste “
ndonjë përgjigje të ndryshme nga ajo që mori”, dhe tha se u bë e qartë që kjo është një çështje shumë shqetësuese për popullin amerikan.
“Dhe mendoj se ajo mbetet një pengesë për aftësinë tonë për të çuar përpara marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë dhe duhet të trajtohet përsa i takon nevojës për të siguruar popullin amerikan se nuk do të ketë ndërhyrje në zgjedhjet amerikane nga Rusia, apo askush tjetër”.
Shefi i Personelit i Shtepisë së Bardhë, Reince Priebus tha në një intervistë për televizionin Fox News se zoti Trump “nuk e kishte besuar plotësisht” mohimin e zotit Putin për ndërhyrje në zgjedhje.
Në një nga mesazhet në Twitter, zoti Trump tha se e “
kishte dhënë mendimin e tij” për ndërhyrjen në zgjedhje. Mesa duket tani po i referohet pohimit të tij javës së kaluar në Varshavë kur tha se “mund të kishte qënë Rusia, ose dhe njerëz dhe vende të tjera”.
Takimi mes dy presidenteve Trump dhe Putin ishte pritur me interesim të madh dhe zgjati shume më tepër nga sa ishte parashikuar. Zoti Trump e quajti takimin e G20-ës një sukses të madh për Shtetet e Bashkuara, por nuk përmendi faktin që 19 vendet e tjera shprehën kundërshtimin e tyre ndaj tërheqjes amerikane nga marrëveshja e Parisit për klimën./Voa
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47