Gjatë vizitë së tij në Beograd, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se ka shumë mundësi për investime në Serbi.
Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, është diskutura rëndësia e tregtisë më Serbinë, pasi sipas tij bota afariste është shumë e interesuar të investojë, pasi vetë kompanitë e interesuara tregojnë qartë rëndësinë strategjike për biznes që ka Serbia- është shprehur presidenti i Turqisë.
Lidhur me shkëmbimet aktuale të tregtisë mes Turqisë dhe Serbisë, Presidenti Erdogan është shprehur i pakënaqur me shkëmbimet aktuale, të cilat arrijnë vlerën e 800 milionë dollarëve.
"Shifra nuk është e mjaftueshme, ne dëshirojmë dhe aspirojmë që të rrisim këtë vlerë më vonë"- thotë Presidenti i Turqisë, Erdogan.
Gjatë takimit, Erdogan ka njohur me zhvillimet e fundit homologun e tij serb, ndërsa ka përmendur se Turqia përgjatë 15 vitesh ka ndërtuar 19 mijë kilometra rrugë dhe ka dyfishuar numrin e aeroporteve nga 25 që ishin rreth viteve 2000, tani ajo numëron plot 50 të tillë.
“Dëshirojmë që t’i ndajmë me Serbinë këto arritje që ka bërë shteti i Turqisë”-deklaroi Presidenti i Turqisë.
Presidenti turk ka vënë në dijeni homologun e tij serb se përgjatë vizitës në Serbi do të nënshkruhen 16 marrëveshje, ndërsa implementimi i tyre do të bëhet në ditët në vijim.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com







