Presidenti Erdogan shpall gjendjen
 e jashtëzakonshme në Turqi 

Presidenti Erdogan shpall gjendjen<br /> e jashtëzakonshme në Turqi 
Presidenti i Turqisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muajt në vijim pas tentativës për grushti shtetit disa ditë më parë.

Rexhep Tajip Erdogan tha se qytetarët nuk duhet të kenë "shqetësim më të vogël për sa i përket demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave themelore të njeriut dhe lirive".

Gjendja e jashtëzakonshme do të mbrojë këto vlera nga sulmet kundër tyre, tha ai, në një fjalim në Ankara.

Presidenti vlerësoi ata që u vranë duke luftuar kundër grushtit të shtetit si "dëshmorë".

‘’Kombi ynë nuk do të harrojë kurrë trimërinë dhe sakrificën e atyre që humbën jetën e tyre", u shpreh Presidenti.

 Erdogan tha gjithashtu se vendet e huaja duhet të qëndrojnë jashtë çështjeve turke, duke shtuar: "Ky komb ka të drejtë të përcaktojë vetë fatin tonë".

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët