Presidenti francez, Hollande
viziton Shqipërinë në mars

Presidenti francez, Hollande<br />viziton Shqipërinë në mars
Presidenti francez, François Hollonde do të vizitojë Shqipërinë në javën e parë të muajit mars.

Mësohet se kreu i Elizesë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Bujar Nishani për të vizituar vendin tonë. 

Burime nga presidenca konfirmojnë per REPORT TV se presidenti francez do të vizitojë Tiranën në datën 3 Mars.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë çështjet e sigurisë globale, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e ardhmja europiane e Shqipërisë. 

Vizita e presidentit Holondë në Shqipëri, vjen vetëm pak kohë para përfundimit të mandatit të Bujar Nishanit në krye të shtetit shqiptar. 

Gjatë vizitës në Tiranë presidenti Hollonde do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Kjo është hera e parë që një Presidenti i Francës viziton Shqipërinë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Dasma që u kthye në mort/ Foto e policit që ekzekutoi me armë xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit

Dasma që u kthye në mort/ Foto e policit që ekzekutoi me armë xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit