Presidenti francez, Francois Hollande, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Zvicër, ku u prit nga presidentja e Konfederatës helvetike, Simonetta Sommaruga. Kjo vizitë e të parit të Francës duhet të shënojë ngrohjen e marrëdhënieve franko-zvicerane pas pesë viteve të ftohtësisë, njofton agjencia e lajmeve "Presheva jonë" nga Zvicra.
Mosmarrëveshja e taksave mes të dy vendeve nuk ishte në axhendën e vizitës, ndërsa do diskutohet për ekologjinë, këmbimin ekonomik dhe trajnimin profesional.
Në fillim të vizitës së tij , Presidenti francez u prit me nderime ushtarake në Münsterplatz në Bernë nga Presidenti i Konfederatës dhe minstrja e Frjetësisë dhe policisë (DFJP).
Në orët e pasdites të ditës së djeshme gjatë parakalimit të presidentit Hollande me homologun zvceran Sommaruga, një ushtar ra pa ndjenja në tokë, si pasojë e temperaturave të larta në kyreqytetin e Bernës. Ushtarët e tjerë nuk reaguan./atsh/