Presidenti gjerman liron nga detyra qeverinë, Merkel vetëm kancelare në detyrë

Presidenti gjerman liron nga detyra qeverinë, Merkel vetëm kancelare në detyrë

Merkel dhe Presidenti Gjerman

PrMe falënderime dhe lëvdata, Presidenti Gjerman Steinmeier, e liroi nga detyra qeverinë Merkel. Steinmeier i shprehu kancelares gjermane Angela Merkel dhe qeverisë së saj respektin dhe falënderimet e tij për për punën e tyre në këto katër vite. Përfundoi një “periudhë kancelarore që mund të konsiderohet si ndër më të mëdhatë në historinë e kësaj republike”, tha Steinmeier në Berlin me rastin e lirimit të Merkelit dhe ministrave së saj. Më parë ai i kishte kërkuar kabinetit Merkel që të qendronte në detyrë, me kompetenca ekzekutive, derisa të zgjidhej një qeveri e re. Mandati i tyre përfundoi me konstituimin e Bundestagut, gjatë paradites së të martës. 

Pandemia e koronës dhe polarizimi si probleme

"Të thuash se legjislatura e mëparshme ishte 'sfidë' për qeverinë, kjo nuk i afrohet  të vërtetës mbi detyrat që duheshin kryer," tha Steinmeier duke pasur parasysh sfidën e përballimit të pandemisë së koronavirusit. Në përgjithësi, demokracia kërkon "një ekuilibër të vazhdueshëm interesash". Por ruajtja e ekuilibrit në këto kohë ishte veçanërisht e vështirë, tha Steinmeier.

Steinmeier e lëvdoi në mënyrë të veçantë edhe punën e Merkelit në 16 vitet e qeverisjes së saj.  Kancelaria juaj ishte "mbrujtëse për vendin tonë të ribashkuar dhe për imazhin e vendit tonë në botë" dhe ishte "mbrujtëse edhe për një brez të tërë të rejash dhe të rinjsh, për të cilët ju jeni shembull i  një forme të re, shumë unike të udhëheqjes", theksoi Steinmeier. 

Kriza të shumta

Ishte një kohë "që nuk vuante nga mungesa e krizave", tha Steinmeier, duke iu referuar krizës financiare dhe ekonomike, krizës së euros, më pas krizës së refugjatëve dhe migracionit dhe në fund krizës së koronavirusit. Ai tha se qeverisja e kancelares kishte sjellë “respektin, vlerësimin dhe madje edhe simpatinë për vendin tonë”, në Evropë dhe në botë.

Por, mbi të gjitha, ju fituat besimin e qytetarëve të vendit tonë”, theksoi presidenti federal. "Vendimet tuaja  përçonin siguri dhe përkushtim." Steinmeier vlerësoi guximin e Merkelit, "në kohën kur refugjatët nga Siria kërkonin mbrojtje nga ne, për të marrë përgjegjësinë" dhe rolin e saj si "ndërmjetëse" në Bashkimin Evropian./ DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK