Presidenti, Gjiknuri: Nuk
përjashtojmë Kushtetuesen

Presidenti, Gjiknuri: Nuk<br />përjashtojmë Kushtetuesen
TIRANE- Socialistët me sa duket kanë vendosur të përdorur të gjitha mënyrat për të gjetur një formulë që të zgjidhet një president konsensual për të pasuar Topin. Ka qënë deputeti Damian Gjiknuri ai që tha se "PS nuk e përjashton dërgimin për intepretim në Gjykatën Kushtetuese të nenit që parashikon zgjedhjen e Presidentit të Republikës". Megjithatë sekretari për çështjet ligjore në selinë rozë thekson se Partia Socialiste është e interesuar për zgjedhjen e një figure konsensuale dhe që të jetë mbi palët politike. Ai ka këmbëngulur se kjo është një kërkesë edhe nga faktori ndërkombëtar. "Në Kosovë ka pasur një konflikt të ngjashëm, aty u zgjidh dhe ka një interpretim. Diku ajo mund të shtrihet edhe këtu, por kjo është një çështje që mbetet për t'u parë. Por dua ta theksoj se më e rëndësishme se sa të gjejmë anën procedurale do të ishte të gjejmë figurën e pranueshme, përndryshe vendit do t'i japim një president me cen, dhe kjo situatë do të vazhdojë të prodhojë kriza edhe më vonë. Pra mos ta shikojmë çështjen nga aspekti procedural dhe numrat por nga ajo se çfarë synon Kushtetuta tek kryetari i shtetit, figurën që bashkon interesat e palëve dhe jo që përçan vendin", deklaroi Gjiknuri. Kreu i qeverisë Berisha ka deklaruar herë pas here se presidenti i ri i vendit do të zgjidhet sipas Kushtetutës, çka nënkupton se do të mjaftojnë vetëm 71 vota. Ndërkohë kryetari i PS, Rama ka përsëritur qëndrimin se kreu i shtetit duhet të jetë një figurë mbi palët i zgjedhur me kompromis.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari