Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i ka dërguar një mesazh urimi Ilir Metës pas zgjedhjes President i Republikës së Shqipërisë.
Pavlopulous shpreh bindjen se eksperienca e gjatë parlamentare do ta ndihmojë Metën në kryerjen me sukses të kësaj detyre të re dhe se kontributi i tij do të jetë i vyer në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënies mes Greqisë dhe Shqipërisë.
“Ju shpreh përgëzimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Shërbimi juaj i gjatë parlamentar sigurisht që do të ndihmojë në kryerjen e suksesshme të detyrës suaj të re. Jam i sigurt se në postin tuaj të ri do të kontribuoni në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, shkruan Pavlopulous në mesazhin e urimit drejtuar Ilir Metës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com