Presidenti Hashim Thaçi: Dialogu me Serbinë do të rezultojë me njohjen e Kosovës, nuk merrem me letrat e Albin Kurtit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se 'Dialogu me Serbinë, i kordinuar nga SHBA dhe BE do të rezultojë me njohjen e Kosovës'  

Komentet e Thaçit u bënë menjëherë pas Samitit të Zagrebit, ku u diskutuan edhe çështja e dialogut mes dy vendeve.

“Dialogu duhet të vazhdojë mes dy vendeve sovrane të pavarura. Këto realitete nuk mund t’i ndryshojë askush. Nuk dua të komentoj deklarime të këtij apo atij zyrtari, por ta përfaqësojë në çdo instancë ndërkombëtare vullnetin e qytetarëve të Kosovës, vizionin e politikës kosovare dhe të institucioneve kosovare, atë të vendit të pavarur dhe sovran duke respektuar në tërësi integritetin territorial të saj”.

Thaçi tha se “Natyrisht përmbyllja e procesit të dialogut – me idershipin e SHBA-ve dhe në koordinim me BE-në – do të rezultojë me njohje reciproke nga ana e Serbisë dhe Kosovës si dy vende të pavarura" , duke shtuar se "institucionet e Kosovës dhe populli kosovar ka pasur gjithmonë besim të plotë tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

I pyetur në lidhje me letrën e që  kryeministri në detyrë Albin Kurti i dërgoi zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence, në të cilën thuhet se emisari i posaçëm amerikan për dialogun Richard Grenell, është keqinformuar nga presidenti, Thaçi tha se nuk ka ndërmend të merret me këto letra.

“Nuk jam duke i lexuar. Por ai është i lirë që t’i shkruaj kujtdo dhe çfarë të dojë. S’e kam ndërmend të merrem me letrat e Kurtit. SHBA-të e njohin realitetin në Kosove shumë mirë, edhe se të gjithë të tjerët”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 11/05/2020 10:33

    As me Albinin e as me letrat e tij,mos u merr.Jo vetem Ju, por, do te ishte mrekulli,me to te mos merret askush.Politika te 'akuzoj" per te ngritur veten, na solli deri ketu.Qe kur e kur, jo vetem Albini,por edhe disa te tjere,andej e kendej Drini,sajojne akuza,"shpikun" Marrveshje e ndetojne qendrime se, Hashimi po ndryshon e po nenshkruan e po shkaterron ate qe e vet e cliroi dhe e ndertoi teresine shteterore shqiptare te Kosoves.Kjo ju duhej atyre,qe te terheqin vemendjen ka vetvetja e tyre.

    Përgjigju
  • Arbëri: 07/05/2020 14:49

    Për ta shpëtuar veten nga krimet për 21 vite , ky është i pa kthyeshëm që ta coptoj Kosovën në disa pjesë. Këy nuk e ka vetem me veriun e vendit , por edhe me komunat serbe në jug si dhe me kishat ortodoks Shqiptare ...! Ky nuk di as qka flet më nga frika e burgut ..!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!