Presidenti Hashim Thaçi: Çështja e të pagjeturve, turp i bashkësisë ndërkombëtare

Presidenti Hashim Thaçi: Çështja e të pagjeturve, turp i bashkësisë ndërkombëtare

“Çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe është për keqardhje që Serbia po e politizon zbardhjen e fatit të tyre” – kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Thaçi shkruajti në faqen e tij në Facebook se në këtë ditë kujtohen "1647 qytetarët tanë të pagjetur. Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë", duke shtuar se nuk do të ndalen asnjëherë së kërkuari që të zbardhet fati i tyre.

“Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për çdo viktimë, për çdo të zhdukur, për çdo familje", shton ai.

Kosova vazhdon të ketë 1,643 persona të zhdukur, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-‘99.

Familjarët e personave të pagjetur thonë se kanë humbur shpresën se të afërmit e tyre do të gjinden ndonjëherë. Të vetmen shpresë ata e kane varur tani tek bisedimet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 31/08/2020 08:58

    Pershesh(hashim) thaqi,po mor po,edhe bashkesia nderkombtare ka pergjegjesi,por turpi i perjetshem te mbetet ty dhe klikes tende antikosovare e antishqiptare. Tashme ti je i damkosur si hajn e kriminel edhe sikur te mos akuzohesh ne gjykate e ajo mos te te denoj asnje ore. Je figure e shplame perfundimisht,kriminel dhe i korruptuar e i deformuar. Kurre me ti nuk glorifikohesh. BASTARD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja