GJIKNURI
Nga ana e tij, sekretari socialist për çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri, flet për momentin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Ai thotë për TCH se në tre raundet e para të votimit pjesëmarrja e 84 deputetëve është e domosdoshme jo vetëm për ta zgjedhur Presidentin, por edhe për t'i zhvilluar vetë seancat. Sipas Gjiknurit, kuorumi i cilësuar del nga interpretimi i frymës së Kushtetutës. "Për kryetarin e shtetit shqiptar, që është figurë e unitetit, ka vullnet përtej një mazhorance të thjeshtë. Po të interpretosh Kushtetutën, ka vend për të diskutuar, në vecanti për figurat e shtetit. Fakti që parashikohen tre raunde me shumicë të cilësuar tregon se Kushtetuta e ka pasur parasysh konsensusin. Ndryshe nuk kishte përse këto tre raunde të qendronin", tha Gjiknuri. "PS është shprehur se është për një dialog për të zgjedhur një figurë konsensuale. Nuk duam të bëjmë një luftë votimi në Parlament pa gjetur më parë një figurë të tillë. Për ne, dërgimi i çështjes në gjykatë është një debat i parakohshëm. Tani e rëndësishme është që të ulemi e të dialogojmë, pa paragjykuar asnjë emër. Cështja për t'i kërkuar mendim gjykatës është diçka që duhet parë, por në kohën e vetë", thekson Gjiknuri.
(sg/shqiptarja.com)
