Presidenti hungarez viziton
qytetin e një mbi një dritareve

Pjesë e vizitës zyrtare Shqipëri e Presindentit të Hungarisë, Janos Ader, është bërë edhe qyteti i Beratit.

I shoqëruar nga stafi i tij, Ader, vizitoi mesditën e sotme lagjen muzeale “Kala”. Ai u prit nga pushtetarët vendor, ndërsa vizitoi edhe Muzeun Kombëtar “Onufri”.

Punonjësit e këtij muzeu e kanë njohur Presidentin hungarez, Janos Ader me historikun dhe vlerat e këtij muzeu, i ndërtuar në ish-Kishën “Fjetja e Shën Mërisë”.  Ader  ka parë nga afër Ikonostasin në hyrje të muzeut dhe objektet e ekspozuar në ambjentet e brendshme të muzeut që mban emrin e piktorit të famshëm të Shek.16. Ai ka shprehur interes të veçantë për pikturat murale të Onufrit.

I imprensionuar nga ky muze në rang Kombëtar, në përfunditm të vizitës së tij, presidenti shkruajti edhe emocionet e kësaj vizite në librin e përshtypjeve të muzeut.
Më pas, ai ka bërë edhe një vizitë të shkurtër në Qëndrën Historike të qytetit.

Gjatë vizitave të tij në Berat, presidenti i ka qëndruar larg komenteve, duke mos pranuar të flasë për median, ndërkohë që stafi i tij ka konfirmuar se vizita e Janos Ader në Berat ka qënë thjesht një vizitë për tu njohur me vlerat historike e kulturore të qytetit të mbrojtur nga UNESCO.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari