Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se nuk ka asnjë plan që të takohet me homologun e tij iranian, Hassan Rohani.
Veçse, Trump ka dhënë sinjale se është i hapur dhe i gatshëm për një takim të mundshëm në të ardhmen me Rohanin, ku ai e bënë të ditur në një postim në Twitter.
Pavarësisht kërkesave, unë nuk kam plane që të takohem me presidentin iranian, Hassan Rohani. Ndoshta në të ardhmen. Jam i sigurt se ai është njeri i dashur.
Donald Trump
Mirëpo marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iranit janë përkeqësuar që në muajin maj, kur presidenti Trump ka tërhequr Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore.
Gjithashtu Donald Trump ka urdhëruar rivendosjen e sanksioneve.