Presidenti i Bundestag-ut Gjerman
Lammert vizitë nesër në Shqipëri

Nesër Presidenti i Bundestag-ut Gjerman, Prof. Dr. Nobert Lammert do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë kësaj vizite Prof. Dr. Nobert Lammert do të zhvillojë bisedime  dypalëshe me homologun e tij, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës Nishani dhe Kryeministri Rama.

Në kuadër të kësaj vizite Presidenti i Bundestag-ut Gjerman, Prof. Dr. Nobert Lammert do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Prof. Dr. Lammert do të marrë pjesë gjithashtu në Konferncën  “25 vjet demokraci parlamentare në Shqipëri” të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra shqiptare për Zhvillim dhe Integrim të Qendrueshëm.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime