Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Ndikimi që po sjell kriza Ukraine-Rusi në Ballkanin Perëndimor! 3 zhvillime interesante, dy prej të cilave kanë lidhje me Shqipërinë po marrin formë

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Ndikimi që po sjell kriza Ukraine-Rusi në Ballkanin Perëndimor! 3 zhvillime interesante, dy prej të cilave kanë lidhje me Shqipërinë po marrin formë

Enio Jaço

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço, thotë se çmimi i gazit është dyfishuar kohët e fundit për dy arsye kryesore. Sipas Jaços nga njëra anë pandemia ka ndërprerë zinxhirin e furnizimit dhe flukset e ofertës, nga ana tjetër, si taktikë me situatën në Ukrainë, Rusia ka reduktuar eksportet drejt Europës duke e mbajtur furnizimin me gaz në nivele minimale.

Por në përgjigje të situatës, thotë Jaço, Europa dhe SHBA po shohin për mundësi të reja për të diversifikuar burimet e furinizimit me energji në Europë. 

Jaço nënvizon se BE po diskuton gjithashtu me Azerbajxhanin për të rritur ndjeshëm furnizimet me gaz nëpërmjet Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), që kalon nga Shqipëria.

‘Shumë biznese në Shqipëri janë në dijeni se çmimi i gazit është dy-tre fishuar kohët e fundit. “Stuhia” e fortë që po trondit tregun e gazit ka për bazë dy arsye kryesore. Nga njëra anë pandemia ka ndërprerë zinxhirin e furnizimit dhe flukset e ofertës, nga ana tjetër, si taktikë me situatën në Ukrainë, Rusia ka reduktuar eksportet drejt Europës duke e mbajtur furnizimin me gaz në nivele minimale.

Në përgjigje të situatës, Europa dhe SHBA po shohin për mundësi të reja për të diversifikuar burimet e furinizimit me energji në Europë.  3 zhvillime interesante, dy prej të cilave kanë lidhje me Shqipërinë po marrin formë.

Komisioni Evropian po fillon sot bisedimet me Katarin, duke synuar një furnizim shumë më të madh të gazit nga vendet e Gjirit. BE po diskuton gjithashtu me Azerbajxhanin për të rritur ndjeshëm furnizimet me gaz nëpërmjet Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), që kalon nga Shqipëria.

Së treti, dhe kjo ka nisur para krizës, ExonMobil dhe Excelerate po kryejnë një studim fizibiliteti, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mirëkuptimi me qeverinë shqiptare, për hapjen e mundshme të terminalit të Gazit të Lëngshëm në Vlorë. Nëse shkon përpara, do të krijonte një burim të rëndësishëm, shtesë të furnizimit me gaz për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën, duke diversifikuar më tej burimet e energjisë të Evropës.

Për më tepër një kontratë e mundshme shqiptare me ExonMobil, një nga prodhuesit më të mëdhenj të gazit natyror në botë, do të ishte një nga investimet më të mëdha të huaja direkt për Shqipërinë dhe do ta kthente vendin në një furnizues të mundshëm rajonal të gazit në Ballkanin Perëndimor.  Ka potencial që disa zhvillime mund të sjellin një ndikim konkret në të ardhmen e afërt!’- thekson Jaço.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë