Presidenti i Francës, Hollande:
Trump përbën “sfidë” për Evropën

Presidenti i Francës, Hollande:<br />Trump përbën “sfidë” për Evropën
Presidenti i Francës, Francois Holande, ka deklaruar gjatë ditë  së djeshme se administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përbën “sfidë” për Evropën.

“Natyrisht se duhet të flasim me Donald Trumpin sepse ai është zgjedhur nga amerikanët, por një gjë të tillë duhet ta bëjmë me një bindje evropiane dhe me promovimin e interesave dhe vlerave tona”, është shprehur ai gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Nga ana tjetër kancelaria Merkel, ka thënë se kushtet globale po ndryshojnë shumë shpejt dhe po ndryshojnë në mënyrë dramatike.

“E dimë se jemi së bashku në përballjen me rrezikun e terrorizmit islamik dhe vetëm së bashku mund ta shmangim këtë rrezik”, është shprehur ajo.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shqetësuar liderit evropian pas deklaratës së tij për NATO-n, për të cilën është shprehur se është e vjetruar dhe nuk përmbush më qëllimet për të cilat është krijuar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi