TEHERAN- Presidenti i ri i Iranit ka bërë thirrje për bisedime "serioze dhe substanciale" me ndërkombëtarët rreth programit bërthamor të Republikës Islamike.
Në konferencën e tij të parë për shtyp që prej inaugurimit të tij, Hassan Rouhani, tha se ai kishte besim se perëndimi dhe Teherani mund t’i zgjidhin shqetësimet në një kohë të shkurtër.
Por, Rouhani paralaijmëroi se një zgjidhje mund të arrihet "vetëm me anë të bisedimeve dhe jo kërcënimeve".
Ndërsa nga ana e tij, Washingtoni tha se “nëse kjo qeveri e re do të angazhohet seriozisht për të përmbushur detyrimet e veta ndërkombëtare dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë çështje, Tehrani do të gjejë një partner të gatshëm në Shtetet e Bashkuara”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com