Presidenti i KE, Juncker: Ballkani
s’duhet anëtarësuar shpejt në BE

Presidenti i KE, Juncker: Ballkani<br />s’duhet anëtarësuar shpejt në BE
Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker deklaron se nuk është dakord që Ballkani të anëtarësohet shpejt në BE, por nëse largohet perspektiva evropiane, atëherë do të përjetojmë përsëri atë që përjetuam në vitet 1990.
 
Juncker thekson se çelësi i stabilitetit të rajonit të Ballkanit është një BE e bashkuar dhe e fortë, ndërsa shtoi se i ka kërkuar Presidentit të SHBA, që të  mos nxisë vendet e BE që të ndjekin shembullin e Britanisë për t’u larguar nga unioni.
 
Nëse BE copëtohet, siç ka thënë Trump, Ballkani Perëndimor do të humbiste perspektivën evropiane.

Nuk jam në favor të Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar shpejt me BE. Por nëse ju largoni perspektivën evropiane, atëherë do të përjetojmë përsëri atë që përjetuam në vitet 1990.

Në këtë drejtim, stabiliteti i përbërjes së Bashkimit Evropian është një parakusht për Ballkanin që të mos jetë përsëri në luftë. Unë shpresoj që Trump ta kuptojë këtë
” tha Juncker.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë