Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka refuzuar nismën e ndërmarrë nga Austria për ngrirjen e bisedimeve për anëtarësim e Turqisë në Bashkimin Europian.
Sipas kreut të KE, nëse do të ngriheshin bisedimet me Turqinë do të ishte kundër produktive, por shtoi se Ankaraja aktualisht është e papërshtatshme për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
“Turqia në gjendjen që është aktualisht nuk mund të bëhet një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe aq më pak nëse do të rikthejë vendimin me vdekje” deklaroi Jean-Claude Juncker .
Deklaratat e Presidenti t të Komisionit Europian pritet që të tensionojnë marrëdhëniet me Turqinë, e cila kohët e fundit është vendosur në akuzë pas reprezaljes që bëri pas grushtit të shtetit duke shkarkuar, burgosur dhe arrestuar mijëra zyrtarë dhe njerëz të thjeshtë për lidhje me Gulen.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com