TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës Charls Mishel vlerëson progresin e Shqipërisë për reformat e ndërmarra nga qeveria dhe këtë ia komunikoi kryeministrit Edi Rama në një lidhje me Skype. Ai shtoi se mezi po pret konferencën ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Be për hapjen e negociatave.
"Mezi pres mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Solidariteti gjatë pandemisë ka forcuar marrëdhëniet Shqipëri-BE. Vlerësoj angazhimin e Shqipërisë për reformat e bërë", shkruan Michel.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë bisedë si një bashkëbisedim miqësor, teksa e quan Charles Michel si një mik të çmuar.
"Një bashkëbisedim si gjithnjë miqësor, i hapur, interesant me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun e çmuar, Charles Michel, një mbështetës i pakursyer i integrimit europian të Shqipërisë e të Ballkanit Perëndimor. Folëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri - BE, si hap domethënës në rrugën drejt anëtarësimit pas çeljes së negociatave; Planin Europian të Investimeve në rajonin tonë; ecurinë e Shengenit Rajonal dhe tematikën e konflikteve në zonën e OSBE", shkruan Rama.
Komisioni Europian i rekomandoi këshillit që drejtohet nga liderët e vendeve të BE-së t'i hapë negociatat Shqipërisë. Vendimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të merret nga Këshilli i Europës.
Postimi i plotë i Charles Michel
PD nga ana tjetër ka lëshuar Doris Pack, që edhe në pension, vazhdon t’i shërbejë Berishës dhe Pollos.
“Është koha që BE të kuptojë se Rama po e mashtron dhe duhet ta penalizojë atë. Shqiptarët ndihen të humbur nga problemet e tyre të përditshme dhe largohen nga vendi. Unë vetë takoj shumë prej tyre, duke ikur nga atdheu i tyre për të siguruar të paktën një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”,– shkruan Doris Pack.
Komente











O ne fshatin tone dhe moj...erdhi sllavatori...o sa rrote te madhe dhe moj... kishte sllavatori...talleni rroten sa tmundeni dhe moj... se e mbajne debilat
PërgjigjuOre me bejne syte dhe veshet apo "trillon" Edi Rama se,cfare thote Charles Michel,Presidenti i Keshillit te Europes? Mezi pres thote ky: -Mezi pres mbajtjen e Konferences te pare Nderqeveritare... I ka marre leje Like floririt dhe Andi Bushatit ky? I ziu ky,cfare kane per t'i "rruar ko*et" keta te dy....
Përgjigju