Sipas përcaktimeve ligjore, ky titull “u jepet shtetasve shqiptarë dhe të huaj për kontribute të qenësishme ose akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin e përparimin e Republikës së Shqipërisë. Propozuesi mund të jetë Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit”.
Vendimi i ardhur me rastin e 26-vjetorit të themelimit të RD, për “aktet e saj heroike” është i paprecedent, jo vetëm pasi këto akte është e pamundur të provohen, por edhe sepse Presidenti shpërblen një gazetë që ka në statutin e saj dhe në objektivat e saj, natyrshëm qënien e njëanshme në dobi të forcës politike që ajo përfaqëson.
Megjithatë, ky vendim i debatueshëm është në vazhdën e një tradite të “inflacionit” të medaljeve dhe titujve të krijuar nga Presidenti i Republikës, i cili gjatë vitit 2016 ka akorduar në total 221 medalje, për një mesatare prej një medalje në ditë pune.
Një bilanc mbi shfaqjet publike të Presidentit Nishani vërteton se kreu i Republikës, politikë “ndjek të njëjtën qokash”. 53 veprimtari publike të Presidentit (sipas faqes së vetë Presidencës), janë të ndara në 11 mesazhe ngushëllimi për personalitete që ndërruan jetë gjatë vitit, 8 urime për festa kombëtare të huaja dhe zgjedhje liderësh të huaj, 7 urime për festa fetare, 8 intervista, 2 konferenca për shtyp dhe vetëm 3 shkëmbime diplomatike./ Lexo.al
Redaksia Shqiptarja.com
