Presidenti i PE-së, Sassoli letër Ruçit: Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE

Presidenti i PE-së, Sassoli letër Ruçit: Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE

Gramoz Ruçi dhe David Sassoli

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, e falënderon për prezantimin e Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë mbi “Hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian.”

Ai në letër shkruan se ka ndjekur nga afër përparimin që ka bërë Shqipëria drejt integrimit të saj në BE dhe se kjo pasqyrohet edhe në raportin e Komisionit Evropian.

Sassoli ka vlerësuar gjithashtu edhe angazhimin e autoriteteve shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Të jeni të sigurtë se Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.”, shkruan ai.

Në letër gjithashtu ka shtuar edhe se vlerëson bashkëpunimin mes Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Shqipërisë, duke shprehur edhe bindjen se ky bashkëpunim do të rritet në mënyrë progresive në të ardhmen.

Letra e plote e Presidentit të Parlamentit Evropian David Sassoli për Ruçin:

“Kam ndjekur nga afër përparimin që ka bërë Shqipëria drejt integrimit të saj në Bashkimin Europian. Raporti i Komisionit Europian pasqyron përparimin që ka bërë vendi Juaj drejt plotësimit të kritereve të përcaktuara nga Këshilli në konkluzionet e tij të datës 26 mars 2020. Vlerësoj angazhimin e autoriteteve shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian. Të jeni të sigurtë se Parlamenti Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE. Vlerësoj bashkëpunimin midis Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë, ndër të tjera bashkëpunimin në kuadër të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe jam i bindur se ky bashkëpunim do të rritet në mënyrë progresive në të ardhmen.”

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar