Presidenti polak në Tiranë: Asnjë dyshim që Shqipëria bëhet anëtare e BE shumë shpejt, jeni pararojë me reformat! Begaj: Të intensifikojmë bashkëpunimin

TIRANË- Për herë të parë pas 20 vitesh, një president polak ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë. Andrzej Duda u prit me ceremoni shtetërore nga homologu Bajram Begaj, e më pas zhvilluan një konferencë për shtyp. Mesazhi nga presidenti polak ishte i qartë, ku theksoi se Shqipëria duhet të bëhet sa më shpejt pjesë e Bashkimit Europian. Ai tha se Shqipëria ka ecur para me reformat dhe është pararojë në rajon për ecurinë drejt anëtarësimit në familjen evropiane.

“Deklarova edhe mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne theksojmë në mënyrë të qartë, lidhur me afrimin e Presidencës së Polonisë në BE, se prioritet i rëndësishëm është anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë. Shqipëria është avangardë në ecjen drejt Bashkimit Evropian, në përpjekjet e saj për të realizuar të gjitha reformat. Shqipëria po zhvillohet dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi që Shqipëria e meriton anëtarësimin sa më shpejt”, tha Duda.

Teksa vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, të dy homologët ranë dakord që duhet të intensifikohet më shumë bashkëpunimi, sidomos ai në fushën ekonomike. Vetëm 200 milionë është shkëmbimi tregtar mes dy vendeve, ndërsa Durda, i cili në këtë vizitë shoqërohet nga sipërmarrës polakë, tha se shpreson që të bashkëpunojnë më shumë në disa fusha si turizmi, infrastruktura, ndërtimi etj.

"Me hmologun Duda u ndalëm tek bashkëpunimi ekonomik e tregtar i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve. E sigurova presidentin Duda se Shqipëri përbën një ambient miqësor dhe të sigurt për investitorët polakë", tha Begaj.

Kosova po ashtu ishte një çështje diskutimi. Begaj i kërkoi Polonisë që të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO, e ndërsa presidenti polak e siguroi që do të jetë në vëmendjen e tij.

“Ne jemi një nga ato vende, kurrë nuk ka ngrit pikëpyetje për vendin e Kosovës në bashkësinë e vendeve ndërkombëtare. Kemi njohur pavarësinë e Kosovës, kemi lidh me këtë vend kohët edhe fundit edhe përfaqësi konsullore. E kmei përshëndet edhe për liberalizmin e vizave. E kemi çështjen e Kosovës parasysh”, u shpreh Durda.  

Pasdite dy krerët e shteteve do të marrin pjesë Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni. Durda takoi edhe kryeministrin Edi Rama, si edhe zhvilloi një takim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidenti Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:30
Presidenti polak viziton Tiranën, Rama ndan fotot: Ishte kënaqësi t'iu takoja

1683815478_34564260414472467624828733203534441036728015n.jpg

Pas takimit dhe konferencës për shtyp të presidentit Bajram Begaj dhe homologut të tij polak Andrzej Duda, një takim e ka patur edhe kryeministri Rama.

Rama shkruan se është kënaqësi që e takon ndërsa ndan edhe disa foto.

Ora 14:47
Nikolla pret Presidentin polak: Mirënjohje për mbështetjen që i jepni Shqipërisë për integrimin në BE

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, dhe delegacionin që e shoqëron, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në takim ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, Shpresa Kureta. Kryetarja Nikolla vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me Poloninë dhe e falënderoi Presidentin Duda për mbështetjen e fuqishme nga Polonia të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe integrimit në Bashkimin Europian. Nikolla shprehu gjithashtu mirënjohjen për solidaritetin dhe kontributin e Polonisë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe ndihmën gjatë pandemisë së Covid-19.

Kryetarja e Kuvendit vuri në dukje vullnetin e Kuvendit për të rritur e zgjeruar bashkëpunimin me Sejmin dhe Senatin e Polonisë dhe mbështetjen e nxitjen nga bashkëpunimi e diplomacia parlamentare të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kryetarja Nikolla vlerësoi ndihmën e Polonisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE edhe në kuadër të Grupit të Vishegradit si edhe sinergjinë mes Fondit te Vishegradit dhe Fondit për Ballkanin Perëndimor për nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Kryetarja Nikolla e falënderoi Presidentin Duda për mbështetjen e Polonisë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE dhe shprehu besimin se kjo mbështetje do të vijojë.

“Të dy vendet tona po mbështesin Ukrainën në luftën e saj mbrojtëse kundër agresionit të Rusisë. Polonia është më e rrezikuar se vendet e tjera të kontinentit nga ky agresion, për shkak të mbështetjes së fuqishme ndaj luftës së drejtë të Ukrainës, por edhe për shkak të pozites gjeografike kufitare me Ukrainën.”, theksoi Kryetarja Nikolla.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, falenderoi Kryetaren Nikolla për pritjen e ngrohtë dhe vlerësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe nënvizoi se Polonia e konsideron Shqipërinë një aleate të ngushtë e të denjë në NATO dhe do të vijojë të mbështesë përshpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi Presidenti Duda, janë të shkëlqyera dhe pa asnjë mosmarrëveshje mes tyre.

Presidenti Duda vlerësoi për përparimin e jashtëzakonshëm e të gjithanshëm të Shqipërisë dhe Tiranës gjatë viteve të fundit, i cili është i dukshëm, si edhe shprehu vlerësimin për kontributin e Shqipërisë në mbështetje të luftës së drejtë të Ukrainës dhe përpjekjet për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë.

Ora 13:02
Presidenti polak në Tiranë: Bashkëpunojmë në disa fusha, turizëm e ndërtim! Shqipëria po zhvillohet në mënyrë dinamike

 

Presidenti polak Andrzej Duda në vizitën që po zhvillon në Shqipëri është i shoqëruar nga sipërmarrës polakë, me të cilët do diskutohet për bashkëpunimin në disa fusha. Durda tha se bashkëpunimi do jetë në shumë fusha, në ndërtim, turizëm, investimi në infrastrukturë, linja hekurudhore etj. Ai tha se Shqipëria po zhvillohet në mënyrë dinamike.

“Nuk kam dyshim që përsa i përket mundësisë të zhvillimit janë të gjithanshme, në fushën e turizmit, ku mund të themi që është një nga më të thjeshtat dhe më të shpejta elemente në kuptimin e formave të zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik. Por edhe fusha e ndërtimit, kryeqyteti përreth shikoni në çfarë mënyre dinamike po zhvillohet Shqipëria. Nuk është fjala vetëm për firmat e ndërtimit, por bashkëpunimi në këtë sferë , futet edhe investimi i infrastrukturës, investimi në linja hekurudhore. Është një spektër shumë i madh”, tha Durda.

Ora 12:54
Presidenti polak në Tiranë: Shqipëria, avangardë me ecjen drejt anëtarësimit! S’kemi asnjë dyshim që duhet të jetë pjesë e BE sa më shpejt

 

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, shprehu nga Tirana në konferencën për shtyp me Presidentin Begaj, se nuk ka asnjë dyshim që Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian sa më shpejt. Ai tha se Shqipëria ka ecur para me reformat dhe është pararojë në rajon për ecurinë drejt anëtarësimit në familjen evropiane.

“Dua ta falënderoj presidentin Begaj për ftesën për një vizitë këtu në Tiranë.  Është e para vizitë shtetërore e një Presidenti polak prej 20 vitesh. Është një ngjarje e rëndësishme, shpresojmë që të jetë moment rigjallërimi të marrëdhënieve polako-shqiptare. Fillim i një bashkëpunimi dinamik me Shqipërisë. Shpresojmë që së shpejti Shqipëria të jetë anëtarë e Bashkimit Evropian dhe së shpejti të jemi bashkë në këtë familje të madhe.

Dua të falënderoj Shqipërinë për mbështetjen ndaj Ukrainës, për pozicionin e saj të qartë politik ndaj agresionit rus në Ukrainë. Shqipëria ka pasur vepra konkrete kundër këtij agresioni që cenon të gjitha parimet ndërkombëtare. Ky agresion duhet të mbarojë menjëherë me largimin e forcave ruse nga territori i Ukrainës. Territori i Ukrainës duhet t’i kthehet i plotë Kievit. Kështu duhet të jetë përfundimi i kësaj lufte.

Ne ju falënderojmë për praninë ushtarake në krahun lindor të NATO. Jemi bashkë në një aleancë për sigurinë. Deklarova edhe mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne theksojmë në mënyrë të qartë, lidhur nme afrimin e Presidencës së Polonisë në BE, se prioritet i rëndësishëm është anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë. Shqipëria është avangardë në ecjen drejt Bashkimit Evropian, në përpjekjet e e saj për të realizuar të gjitha reformat. Shqipëria po zhvillohet dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi që Shqipëria e meriton anëtarësimin sa më shpejt”, tha Duda.

Në fund ai bëri thirrje për intensifikim të bashkëpunimin ekonomik dhe në fusha të tjera si projektet në infrastrukturë.

“Vetëm 200 milionë është shkëmbimi tregtar mes dy vendeve tona. Shpresoj që të forcojmë lidhjet ekonomike”, tha presidenti polak.

Ora 12:41
Begaj me homologun polak: Marrëdhëniet mes dy vendeve shumë të mira, ka hapësirë për më shumë! Polonia të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO

 

Presidenti Bajram Begaj mbajti një konferencë për shtyp me homologun e Polonisë, Duda. Begaj tha se në fjalën e tij se Shqipëria dhe Polonia janë dy vende me marrëdhënie shumë të mira, e ndërsa vlerësoi bashkëpunimin në fushën e turizmit, arsimit .

Por Begaj tha se ka hapësirë për të bërë më shumë mes dy vendeve. Begaj tha se bashkëpunimi ekonomik e tregtar i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve.

“Vlerësova marrëdhëniet e mira politike e miqësore të rikonfirmuar edhe përmes kësaj vizite te mikut Duda në Tiranë. Pavarësisht marrëdhënieve diplomatike të lidhura 86 viteve më parë, marrëdhëniet mes dy popujve tanë datojnë që në mesjetë. Ramë dakord për ët dhënë kontributin në nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimet, ka shumë fusha të tjera ku mund të bëhet edhe më shumë. I shpreha mirë për solidaritetin që treguan për kapërcimin e dëmeve të tërmeti shkatërrimtar gjatë tërmetit dhe pandemisë.

homologun Duda u ndalëm tek bashkëpunimi ekonomik e tregtar i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve. E sigurova presidentin Duda se Shqipëri përbën një ambient miqësor dhe të sigurt për investitorët polakë. Vlerësuam bashkëpunimin në turizëm, Shqipëria dhe Polonia kanë bashkëpunim të mirë në fushën e mbrojtjes.

Shpreha mirënjohje për kontributin që Polonia ka dhënë për paqen dhe stabilitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor. Vëmendje të veçantë i kushtuam sfidës më të madhe për rendin botëror dhe sistemin e vlerave tona të përbashkëta që po testohen e kërcënohen nga një prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kërkova mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Begaj.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/05/2023 03:55

    Polonia ka disa probleme me BE dhe SH.B.A.sa i takon disa te drejtave humane,por filloi lufta ne Ukraine dhe Polonia priti shume refugjate dhe po ndihmon Ukrainen dhe vetem per momentin Perendimi e ka mbyllur nje sy dhe nje vesh per problemet e brendshme polake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion