Presidenti i PSG: Për Dybalan do
telefonojmë drejtuesit e Juventusit

Presidenti i PSG: Për Dybalan do<br />telefonojmë drejtuesit e Juventusit<br>
PSG është hedhur sërish në sulme në një merkato agresive për, ku në media qarkullojnë lajme për një ofertë të bërë Christiano Ronaldo e cila kap shifra stratosferike. Ndërkohë në spanjë flitet për një lëvizje të mundshme të CR7, i cili është duke ushtruar presion te drejtuesit madrilen për sa i përket një rinovimi kontrate, duke synuar të bëhet lojtari më i paguar i La Ligës dhe jo vetëm. Vend që momentalisht është duke e mbajtur ylli i Barcelonës, Leonel Messi.

Edhe pse zhurma e madhe është duke u bërë në Spanjë për një transfertë të mundshme të fenomenit portugez edhe në Itali po flitet për një lëvizje të mundshme argjentinasit të Juventusit,  Bybala drejt PSG.

Vet presidenti i klubit italian në një prononcim për mediat ka mohuar zërat për një transfertë të menjëhershme të argjentinasit drejt Parisit, po ka lënë të kuptohet që interesi për lojtarin ekziston.

“E vërteta është se ka shumë lojtar të mirë në Serinë A, nuk është vetëm Dybala. Nëse interesohemi për të do të telefonojmë drejtuesit e Juventusit. Mund të them që në këto momente, Dybala nuk është lojtari kyç për të ardhmen e PSG-së”, është shprehur Nasser Al-Khelaifi.

Gjatë muajit nëntor edhe vet Dybala pas përfoljes së tij për një kalim drejt Parisit është shprehur se do t’i pëlqente të luante në krahë të brazilianit Neymar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut