Në urimin e tij, Zeman shpreh bindjen se marrëdhëniet mes dy shteteve do të vijojnë të mira dhe për kontributin që do japin dy presidentët në fuqizimin e shteteve.
Gjithashtu ai vlerëson që marrëdhëniet Çeki- Shqipëri janë miqësore, pa probleme, dhe që zhvillohen në mënyrë të suksesshme në shumë fusha.
Urimi i plotë
Më lejoni, t’Ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen Tuaj.
Është kënaqësi për mua që marrëdhëniet midisi dy vendeve tona janë miqësore, pa probleme, dhe që zhvillohen në mënyrë të suksesshme në shumë fusha. Shpreh bindjen time që kjo frymë pozitive do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe që ne të dy, në funksionet tona presidenciale, do të kontribuojmë në fuqizimin e saj.
Me kënaqësi, z. President, do t’Ju uroja shëndet të mirë dhe shumë suksese në jetën Tuaj profesionale dhe private
Me respekt
Milos Zeman
President i Republikës Çeke
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
