Presidenti i ri merr zyrtarisht detyrën, fjalët e para të Ferrero-s: Do ta mbrojmë kudo Juventusin

Presidenti i ri merr zyrtarisht detyrën, fjalët e para të Ferrero-s: Do ta mbrojmë kudo Juventusin

Presidenti i ri i Juventusit Ginluca Ferrero

Gianluca Ferrero ka marrë sot zyrtarisht detyrën si president i Juventusit pas skandalit që shpërtheu në klub me manipulimin e financave dhe që solli më pas largimin e Agnelli-t me gjithë administratën e tij. Në asamble, i dipomuari për ekonomi dhe binzes, deklaroi se do ta mbrojë me çdo kusht Juventusit në të gjithë shkallët që pritet të gjykohet.

“Dua të jem shumë i qartë: kam ndërmarrë këtë detyrë me idenë për të dhënë maksimumin e përkushtimit tim për Juventusin. Ne muajt e ardhshëm na presin sfida për të cilat mendojmë se kemi eksperiencën, kompetencën, vendosmërinë për të mbrojtur Juventusin në çdo seli kompetente: atë penale, sportive dhe civile. Do ta bëjmë me vendosmëri, rregull, por edhe me qetësi, pa asnjë lloj forme arrogance.

Kemi respektuar gjithmonë, respektojmë dhe do të respektojmë ata që do të na gjykojnë, por duam respekt të njëjtë për klubin tonë në mënyrë që të diskutojmë me saktësi dhe seriozitet në selitë kompetente ato që kanë qenë arsyet e veprimeve tona. Ju falënderoj për këtë,”- u shpreh Ferrero në Asamble.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë