Presidenti i ri, Meta:
“PD të konsultohet me ne”

Presidenti i ri, Meta:<br />“PD të konsultohet me ne”
TIRANË – Kryeministri Berisha do të bashkëpunojë me LSI për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Sipas kryetarit Ilir Meta ky fakt ligjërohet në marrëveshjen qeverisëse mes dy partive në vitin 2009.
“Nuk kemi një marrëveshje konkrete sepse çështja do të bëhet e tillë në korrik por në marrëveshjen që kemi nënshkruar me PD_së, kemi shprehur angazhimin që si koalicion të bashkëpunojmë për të zgjidhur çështjen e Presidentit përveç të tjerave. Ajo që unë kam shprehur ka qenë një qëndrim tepër parimor: nuk dua të bëhem pjesë e spekulimeve, pra që të filloj që të bëhem pjesë që tani për të diskutuar pasi është tepër i parakohshëm. Unë kam konfirmuar që ne do të jemi pjesë e zgjidhjes pasi ky është një problem që do të zgjidhet, natyrisht sipas Kushtetutës. Duke qenë se kemi marrëveshje me PD-në edhe për këtë çështje në kohën e duhur do t’i japim një zgjidhje sa më të mire”, tha Meta gjatë një interviste televizive.

I pyetur mbi rolin e LSI në politikë pas krijimit të partisë së të re të drejtuar nga Topi, Meta ironizoi çdo forcë të re politike.
“Edhe pas 7 viteve nga themelimi i LSI-së tregoi qartë se nuk ka asnjë forcë as në tokë e as në qiell të sulmojë LSI-në. Por ne nuk jemi këtu për të bërë sfida ndaj të tjerëve. Absolutisht ju konfirmoj që viti 2012 do të ketë si piedestal 100-vjetorin e Pavarësisë dhe gjërat e tjera do të jenë tërësish kalimtare dhe mbi të gjitha duhet vërtet të tregojmë se do të hymë në 100 vitet e reja duke nderuar dhe respektuar të gjithë ata që sakrifikuan në ndërtimin e këtij shteti në këto 100 vite, por duke nxjerrë dhe mësime më të mira në mënyrë që 100 vitet e ardhshme të jenë shumë herë më të ndritshme për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, tha kryetari i LSI.

EDI RAMA KRYEMINISTËR?
"Kryeministrat nuk i bëj unë. Jam i çliruar nga gjëra të tilla. Kryeministrat i zgjedhin qytetarët shqiptarë dhe ajo që duhet të bëjë çdo politikan përfshirë edhe Ilir Metën, të respektojë vullnetin e qytetarëve, prandaj i takon qytetarëve që të zgjedhin kryeministrat. Unë nuk jam këtu për të bërë përjashtime, sepse më kujtuat përjashtimin e fundit tragjik të ndodhur nga ish-partia ime socialiste. Ne respektojmë votën e qytetarëve shqiptarë. Nuk më pëlqejnë përjashtimet sepse më ka lënë një shije shumë të hidhur përjashtimi i fundit."

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?