Lideri i rrëzuar i Nigerisë, Mohamed Bazoumi, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar në rikthimin e rendit kushtetues.
Në një kolumnë të shkruar në të përditshmen amerikane Ëashington Post, presidenti Bazoumi ka thënë se ai po shkruan si “rob”.
Trazirat kanë shpërthyer në këtë shtet, në perëndim të Afrikës, prej rrëzimit të tij.Të enjten, liderët e puçit kanë njoftuar se do t’i tërheqin ambasadorët shtetërorë nga Franca, SHBA-ja, Nigeria dhe Togo.
Përmes një deklarate televizive, ata kanë thënë se detyrat e këtyre katër ambasadorëve kanë “përfunduar”.Disa orë para marrjes së vendimit, ambasadori i Nigerit në SHBA, Kiari Liman-Tinguiri, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se ushtria “duhet të reflektojë” dhe “ta kuptojë se kjo aferë nuk do të ketë sukses”.
Nigeri është prodhues i madh i uraniumit – produktit jetik për centralet bërthamore – dhe gjendet në territor kyç të migrimit mes Afrikës Veriore dhe Mesdheut.
Në thirrjen e tij, Bazoumi ka paralajmëruar se lidhja e liderëve të puçit me grupin mercenar rus Ëagner, i cili operon në shumë vende tjera të rajonit, shihet si shtrirje e ndikimit të dëmshëm në Niger.
“I gjithë rajoni qendror i Sahelit mund të bjerë nën ndikimin rus, përmes grupit Ëagner, terrori brutal i të cilit është shpërfaqur plotësisht në Ukrainë”.
Së fundi, shumë mbështetës të puçit në Niger janë dëgjuar duke bërë thirrje pro-Rusisë dhe kanë qenë të veshur me ngjyra të flamurit rus.
Puçi është dënuar në nivel ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe Francën – që dikur e ka pasur Nigerin koloni./REL
M.T/G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.9%
-
Pak
20.1%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 1008
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Do ketë reagim 'shkatërrues' nëse sulmoni Poloninë
27 Mars, 22:18
-
Lara Colturi ngre lart skitë shqiptare, mbyll sezonin 2024-2025 me 3 podiume në Kupën e Botës dhe futet në ‘Top 10’
27 Mars, 20:54
-
BE sfidon Trumpin për tarifat doganore/ Unioni reagon pas vendimit të presidentit SHBA për makinat: Do të ketë një përgjigje të fortë
27 Mars, 20:27
-
Kurti e quajti Grenell homoseksual/ Bilali: Albini gaboi rëndë, Berisha: Do ketë pasoja për Kosovën
27 Mars, 19:08
-
Samiti ‘Koalicioni i vullnetit’/ Macron: Bashkohuni për t'u mbrojtur nga Rusia, Meloni e prerë: Italia nuk do të marrë pjesë me forcë ushtarake në Kiev
27 Mars, 17:16
-
'Informacionet në Signal, të klasifikuara', gazetari Jeffrey Golberg: Më fusin në grup, pastaj më sulmojnë! Trump: Gjueti shtrigash
27 Mars, 15:08
-
'Ka agjendë të fshehtë', një biznes në Groenlandë refuzon vizitën e zv/presidentit amerikan JD Vance dhe gruas së tij
27 Mars, 14:51
-
Demush Shasha: Përpjekjet e Rusisë për të gjetur paqe me veten
27 Mars, 11:18
-
Propozimi i Trump për Kinën: Reduktojmë tarifat doganore në këmbim të një marrëveshjeje për TikTok
27 Mars, 11:05
-
Skandali 'Chatgate' në Shtëpinë e Bardhë, ish-drejtori i CIA: Planet ushtarake nuk diskutohen kurrë në telefon, të gjithë anëtarët e bisedës janë përgjegjës
27 Mars, 09:47
-
Trump vendosi tarifa doganore prej 25% për automjetet e importuara, reagon BE: Të keqardhur për vendimin, do të kërkojmë zgjidhje të negociuara
27 Mars, 07:03
-
Trump shpall tarifa doganore prej 25% për makinat e importuara në SHBA
26 Mars, 22:54
Kë shtet ka pasur Franca colony, gjithmone probleme ka pa pasur ai vend,si Nigeri p.sh.Kë ka pasur Inglizi,asgje,vetem perpara,funksional,si concept shteti.
Përgjigju