Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zbuluar në një intervistë për mediat në Beograd se cfarë diskutoi me Trump gjatë takimit në punimet e OKB.
 
“Trump më pyeti nëse kam luajtur basketboll, gjë për të cilën i kam thënë se unë jam fizikisht i dobët dhe se nuk jam i gjatë krahasuar me të gjithë ata që merren me këtë sport, por një herë kam bërë përpjekje të pasuksesshme në këtë drejtim”- ka thënë Vuçiç.
 
Ndërsa theksoi se me zonjën e parë të SHBA, Melania Trump ka folur në gjuhën serbe e sllovene.
 
“Ajo u përpoq të fliste pak sllovenisht, pak në serbisht, kurse unë shumicën e kohës kam folur në serbisht e pak në sllovenisht aq sa di nga kjo gjuhë” u shpreh ai.
 
Gjatë punimeve në OKB me Presidentin e SHBA u takua edhe kryeministri shqiptar Edi Rama në foton zyrtare që bënë.
 


dy.b/shqiptarja.com