Presidenti i SHBA-ve Donald Trump: Nëse nuk reformohen, do të tërhiqesha nga OBT-ja

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump: Nëse nuk reformohen, do të tërhiqesha nga OBT-ja

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump po e vlerëson tërheqjen nga Organizata Botërore e Tregtisë nëse “ata nuk reformohen”, është shprehur ai në një intervistë për Bloomberg.

Përpara nisjes për një tubim në Indiana, Trump është shprehur të enjten në Shtëpinë e Bardhë se:

Nëse nuk reformohen, do të tërhiqesha nga OBT-ja.

            Donald Trump

Mirëpo në muajin e kaluar, presidenti amerikan u është shprehur gazetarëve se OBT ka trajtuar Shtetet e Bashkuara “shumë keq” për shumë vite me radhë dhe se trupi i bazuar në Gjenevë do të duhet të “ndryshojë mënyrat e tyre”.

Gjithashtu përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA-ve Robert Lighthizer ka bërë thirrje për lejimin e Kinës në OBT dhe ka akuzuar sistemin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të trupit tregtar për ndërhyrjen në sovranitetin e SHBA-së. Bëhet e ditur se administrata Trump ka bllokuar kohët e fundit emërimin e gjyqtarëve në organin e apelit të OBT-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar