Presidenti i Teutës, Hasanbelliu:
Humbja nga dëshira për të fitua

Presidenti i Teutës, Hasanbelliu:<br />Humbja nga dëshira për të fitua
Presidenti i ekipit të Teutës, Edmond Hasanbelliu u është përgjigjur akuzave të drejtuesve të ekipit të Flamurtarit dhe opinionin publik për fiksimin e ndeshjes në Vlorë, teksa Flamurtari e fitoi në fund falë pasivitetit të miqve nga Durrësi. Presidenti Hasanbelliu nuk pranon akuzën, madje as nuk beson se ndeshje në Shqipëri trukohen.

“Në media po flitet shumë për trukimet, por na thoni se kush po i blenë këto ndeshje, të cilat po i shesim ne. Ekipi luajti mirë në Vlorë dhe humbja në fund mendoj se erdhi pas shthurjes si pasojë e dëshirën për të fituar.

Drejtuesit e ekipit të Flamurtarit duhet të gëzonin, sepse kanë fituar ndeshjen dhe unë duhet të isha unë pala akuzuese. Madje, dyshoj se mos ka bërë ndonjë gjë Vlora te lojtarët e mi, mos m’i ka blerë ata. Duhet të dyshoj unë, jo të dyshojnë ata te ne” e mbyll Hasanbelliu prononcimin.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore