Turqia nisi një ofensivë ushtarake kundër njësive mbrojtëse të popullit kurd të Sirisë (YPG) më 20 janar për t'i pastruar ata nga qyteti Afrin në Sirinë veriperëndimore. Turqia e konsideron YPG-n një organizatë terroriste, por aleati i saj i NATO-s, Shtetet e Bashkuara, i mbështet ata për të luftuar grupin e Shtetit Islamik.
Erdogan i kërkoi NATO-s të vijë në ndihmë të Turqisë, duke thënë se kufijtë e saj janë nën kërcënim.
Redaksia Online
A.S /Shqiptarja.com