Presidenti i UEFA-s Ceferin bojkoton Dukën, anulon vizitën në Tiranë?

Presidenti i UEFA-s Ceferin bojkoton Dukën, anulon vizitën në Tiranë?

Kreu i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin

Mediat pranë Federatës Shqiptare të Futbollit publikuan lajmin se ditën e sotme në Tiranë do të zbriste Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin. Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi. Numri një i UEFA-s vendosi që të “anulojë” papritur vizitën në Tiranë duke shmangur në këtë mënyrë edhe takimin me Armand Dukën, për të cilin prokuroria shqiptare ka nisur hetimet për shpërdorim detyre dhe falsifikime.

Një tjetër pikëpyetje e anulimit të kësaj vizite lidhet dhe me skandalin e pak ditëve më parë të publikuar nga mediat tona sportive, të cilat raportonin për zhdukjen e 2.1 milionë eurove të dhëna nga UEFA për FSHF-së për të ndihmuar klubet shqiptare gjatë pandemisë, por që çuditërisht destinacioni i tyre nuk dihet se ku përfunduan.

A mos vallë skandali me manipulimet në garën për President dhe akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikime të drejtuesve më të lartë të FSHF, kanë bërë që Presidenti Ceferin të anulojë takimin me Armand Dukën?  Apo takimi Duka-Ceferin ka qenë e gjitha një shashkë nga ana e FSHF-së për të bërë presion para zgjedhjeve në Gjirokastër e Korçë ku pati manipulime e presione në blerjen e delegatëve?!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit