Duke treguar çmimin e lartë që po paguan populli ukrainas për liri dhe duke kërkuar që Europa mos t'i braktisë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski ka dhënë një deklaratë të fortë e po aq prekëse sot në seancën e jashtëzakonshme në Parlamentin Europian, që u duartrokit nga të gjithë të pranishmit.

Ai iu bashkua seancës së jashtëzkonshme online, nga një destinacion i panjohur në Ukrainë. I ulur para flamurit të vendit të tij, Zelenski tha se sot do të jetë dita e fundit për disa nga qytetarët e tij që po mbronin vendin, teksa shtoi se ajo që po ndodh në Ukrainë është një tragjedi. Zelenksi u shpreh se  Rusia po vret edhe fëmijët ukrainas, 16 prej të cilëve humbën jetën dje.

Ai i bëri thirrje Parlamentit Europian të "provojë se jeni bashkë me ne", duke theksuar se Ukraina nuk do të zmbrapset në luftën kundër pushtuesve rusë. Ukraina, tha Zelenski, po paguan një çmim shumë të lartë për idealet evropiane dhe se vendi i tij "po i jep njerëzit më të mirë" për dëshirën  për t'u trajtuar si të barabartë dhe për të qenë të lirë.

"Nuk mund të themi mirëmëngjesi, as natën e mirë. Për shumë njerëz kjo ditë nuk është e mirë, për të tjerë kjo është e fundit. Ata po luftojnë për lirinë e tyre, Jam shumë i lumtur dhe krenarë për të gjithë! Jam i lumtur që sot i kemi bashkuar të gjithë, madje dhe ju që jemi mbledhur në Parlamentin Evropian. Kjo është një tragjedi për çdo ukrainas dhe Ukrainën. Ne po përballemi me një realitet tjetër, me njerëz të vdekur çdo ditë. Ne po luftojmë për jetën, për lirinë, për sovranitetin tonë. Ukrainasit janë të jashtëzakonshëm! Jam i lumtur dhe dua të falënderojë të gjithë që jo vetëm por e shihni se çfarë po ndodh, por edhe po flisni për këtë gjë, Europa zgjodhi Ukraina. Këtë mëngjes ishte shumë tragjik për ne, ka qenë një qytet shumë i qetë, ka pasur numrin më të madh të universiteteve në të gjithë vendin tonë. Njerëzit mblidheshin shpesh për të festuar, ka një nga sheshet më të mëdha në shtetin tonë. Ai quhet sheshi i lirisë. Sot rusët sulmuan sheshi i lirisë! Ne po luftojmë për tokën tonë. Qytetarët tanë janë të bllokuar. Askush nuk do të na thyejë, jemi të fortë, jemi ukrainas! Ne kemi dëshirë të shohim fëmijët tanë në jetë. Dje 16 fëmijë vrarë. Çfarë ushtrie është kjo që vret 16 fëmijë? Të dashur njerëzit tanë janë shumë të motivuar, por shumë të motivuar për lirinë dhe jetën tonë dhe tani po luftojmë për mbijetesë. Kështu që motivimi ynë është shumë i madh. Duam të jemi të barabartë në Europë. Sot ne do t’i tregojmë të gjithë se kush jemi! BE do të jetë më i fortë tani me ne. Ne kemi provuar fuqinë tonë, jemi njësoi siç jeni dhe ju. Ne jemi evropian të vërtet, ne do të fitojmë ndaj vdekjes dhe errësirës, Lavdi Ukrainës", tha ai.

Në fjalën e saj, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se për Europën ky është momenti i së vërtetës dhe se ajo që po ndodh është përplasje midis dy botëve, midis ligjit dhe armëve. Ajo theksoi se Europa është në krah të Ukrainës dhe se do t’i jepen 500 milionë euro nga buxheti i BE dhe se do të aktivizohet mbrojtja e përkohshme për refugjatët. Në fund të seancës, parlamenti Evropian votoi me shumicë të madhe votash pro dhënies së Ukrainës, statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Në ditën e 6 të pushtimit, situata në Ukrainë vijon të jetë e rrezikshme, me luftime në të gjitha qytetet. Forcat ruse bombarduan sot sheshi e Lirisë në qendër të Kharkiv, qyteti i dytë më i rëndësishëm i Ukrainës, duke shkaktuar një shpërthim të madh. Një raketë goditi selinë e qeverisë rajonale në qytet. Ndërkohë një kolonë e madhe me automjete të blinduara ruse po përparon drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:54
PE votoi për dhënien e statusin të vendit kandidat për Ukrainën, reagon Meta: Dënon qartë agresionin rus

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur votimin e Parlamentit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën.

'Përshëndes Rezolutën e Parlamentit Europian që dënon qartë dhe pa ekuivok agresionin rus kundër Ukrainës! Miratimi me 637 vota i kësaj rezolute që prek të gjitha aspektet politike, ekonomike, diplomatike, humanitare, ligjore, si dhe pasojat tragjike që mund të shkaktojë përshkallëzimi i situatës, dëshmon solidaritetin dhe unitetin europian përballë rrezikut që i kanoset sot jo vetëm Ukrainës por edhe Europës dhe botës së lirë e demokratike.

Përshëndes vëmendjen e shtuar të Parlamentit Europian edhe ndaj rajonit tonë, çka duhet të na shtojë vigjilencën ndaj çdo tentative për destabilitet nga aktorë jomiqësorë. I bëj thirrje Kuvendit të Shqipërisë që përmes një rezolute të shprehë qartë dhe pa vonesë vullnetin e tij kundër pushtimit të Ukrainës, ngjashëm me vendet e tjera të NATO dhe BE!'- tha Meta.

Ora 17:50
PE voton me shumicë votash pro dhënies së statusit të vendit kandidat për Ukrainën në BE

Parlamenti Evropian votoi me shumicë të madhe votash pro kërkesës së Ukrainës për dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Ukraina mori 637 vota pro, 13 kundër dhe 26 abstenime.  

Ora 13:43
Zelensky flet në Parlamentin Evropian, përkthyesi mbytet nga emocionet, nis të qajë (VIDEO)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit me ovacione të vazhdueshme nga diplomatët teksa iu drejtua Parlamentit Evropian, duke u thënë të pranishmëve se vendi i tij "po lufton për mbijetesë".

"Ne po luftojmë vetëm për tokën dhe lirinë tonë," tha Zelensky, duke bërë që përkthyesi i BE-së në gjuhën angleze të mbytet nga emocionet. "Ne dëshirojmë t'i shohim fëmijët tanë të gjallë. Mendoj se është e drejtë."

"Ne po luftojmë për jetën tonë... Ne po luftojmë për mbijetesë. Ky është motivimi ynë më i lartë," tha Zelensky.

Ora 13:37
Presidentja e KE: Të rritur e fëmijë po vdesin sepse Putin vendosi që Ukraina mos të ekzistojë! Për Evropën ky është momenti i së vërtetës, sanksionet do kenë kosto dhe për ne

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se Europa është në krah të Ukrainës, në luftën e saj kundër pushtimi rus. Në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Europian, ajo u shpreh se fëmijë e të rritur po vdesin sepse Vladimir Putin vendosi që Ukraina të mos ekzistojë. Von der Leyen theksoi se ata po propozojnë të aktivizojnë mekanizmin e përkohshëm të mbrojtjes, për t'u siguruar ukrainasve status të sigurt.

"Të rritur e fëmijë po vdesin sepse Putini vendosi që Ukraina të mos ekzistojë, por ne nuk do ta lejomë kurrë që kjo të ndodhë. Kjo nuk është vetëm për Ukrainën, kjo është për gjithë botën, kjo është një luftë mes demokracisë.  Sot duhet të përqendrohemi te demokracia, njerëzit po protestojnë kundër luftës, një pjesë po hap dyert për njerëzit e Ukrainës. Po propozojmë të aktivizojmë  mekanizmin e përkohshëm të mbrojtjes, për t'u siguruar atyre status të sigurt, shërbime mjekësore dhe punë. E meritojnë. Të gjithë këto ditë keni parë më shumë se 30 shtetet që prezantojnë gjysmën e ekonomisë së botës, të cilat kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Jemi më të bashkuar se asnjëherë tjetër dhe do të qëndrojmë të bashkuar. Jemi të vetëdijshme që këto sanksione do të kenë pasoja edhe në ekonominë tonë, jemi edhe pas pandemisë. Por jam e sigurt se Europa  do të qëndrojë e bashkuar dhe do të qëndroje e bashkuar ndaj këtij agresioni, Kjo është kostoja që do të paguajmë, kjo do të jetë kostoja e lirisë, Investimet tona sot, do na bëjnë më të pavarur nesër. Ne duhet të bëhemi të pavarur nga Rusia sa i përket energjisë elektrike, ne po ndërtojmë terminale të rinj, që të bëhemi më të pavarur. Do të reduktojmë në mënyrë të madhe dhe të shpejt varësinë tonë nga gazi rus. Ky është një investim strategjik, kjo do të thotë më pak lekë për kremlinin, që po bën këto krime. Gjermania e përcaktoi 2% e buxhetit të saj për NATO-n. Kemi miratuar një buxhet të madh për të ndihmuar Ukrainën, si dhe një fond për krizën humanitare që do të pasojë. Nuk mund të marrim sigurinë si të mirëqenë sigurinë e qytetarëve tanë, Kjo krizë do të ndryshojë Europën, por Rusia ka kaluar limitet. Reagimet e Kremlinit kanë dëmtuar edhe interesin e vetë rusëve, jo vetëm tani por edhe në vijim. Ka një Rusi tjetër, përtej tankeve të Putinit. Ne i shtrimë dorën rusëve që nuk mbështesin Rusinë. Në të njëjtën kohë po luftojnë për lirinë, por edhe për lirinë tonë. Dhe ata janë gati edhe të vdesin për një lirinë dhe kjo është frymëzuese, Më ka folur për dëshirën e tyre për tu bërë pjesë e BE. Ne duhet ta mbarojmë këtë luftë. Ukraina mund të bëhet shpejt pjesë e familjes sonë europiane", u shpreh ajo.

Ora 13:12
Parlamenti Europian mban seancë urgjente, skena emocionuese të eurodeputetëve për Ukrainën

Parlamenti Europian ka mbajtur një seancë urgjente lidhur me çështjen në Ukrainë, që po bombardohet nga Rusia. Vetë presidenti i Ukrainës, Zelensky mbajti një fjalim përmes një video-konferencë, ndërsa në sallë ka pasur skena emocionale në hapjen e seancës.

Filloi me një ovacion në këmbë për ambasadorin e Ukrainës, me deputetët që u ngritën në këmbë dhe mbanin veshur bluza me flamurin e Ukrainës.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mesola tha se parlamenti mirëpret kërkesën e Ukrainës për t'u bërë anëtare e BE-së dhe do të punonte për ta bërë atë realitet.

Pas mbarimit të fjalimit të Zelenskyt, të gjithë eurodeputetët e duartrokitën gjatë në mbështetje të tij dhe rezistencës së ukrainasve.