Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi: Sezon i dështuar edhe për mua, na shpëtojnë vetëm Kupat e Evropës

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi: Sezon i dështuar edhe për mua, na shpëtojnë vetëm Kupat e Evropës

Alban Xhaferi, presidenti i Vllaznisë

Vllaznia mban vendin e katërt në Superligën e futbollit për meshkuj dhe për momentin është në Kupat e Evropës. Dy ndeshje nga fundi i sezonit, presidenti i shkodranëve, Alban Xhaferi ka thënë në një bisedë me mediet se sezoni ka qenë i dështuar dhe pjesëmarrja në Kupat e Evropës është një lloj shpëtimi për ta.

"Në fund të sezonit duhet të ulemi dhe t’i bëjmë ato analizat tona. Sigurisht ikja nga kampionati dhe nga Kupa për ne ishte dështim. Duhet ta pranojmë të gjithë. Për këtë gjë dhe unë kam kostot e mia. Sigurisht që duhet të luftojmë deri në fund për të arritur objektivin tonë, Kupat e Evropës. Unë jam optimist që tashmë është në këmbët e djemve për të arritur këtë objektiv dhe këto dy ndeshje t’i vlerësojmë maksimalisht që Shkodra të gëzohet dhe të kemi pjesëmarrje në Kupat e Evropës", tha fillimisht numri një i klubit shkodran.

Alban Xhaferi tregoi se në radhë të parë dështimet ia faturon vetes, teksa shtoi se kanë nisur prej një muaji punën për sezonin e ri.

"Puna për sezonin e ri ka filluar për më shumë se një muaj. Ne jemi në fazën e studimit të ekipit të ardhshëm. Merkato është gjithmonë aktive dhe gjithmonë për të bërë një ekip kompetitiv. Kampionati ka qenë i gjatë, ka pasur ato problematikat e veta, por mendoj se ne do të mundohemi që të ruajmë një bazë të mirë të grupit aktual dhe më pas të plotësohemi me ato pozicionet që të jemi konkurrent. Në radhë të parë dështimet ja faturoj vetes, sepse siç thash më përpara ne kemi pasur një objektiv që nuk e kemi arritur dhe për këtë gjë unë paguaj kostot e mia, si presidenti i Vllaznisë dhe aksioneri kryesor i klubit Vllaznia. pastaj analiza do të bëhet mbas kampionatit dhe aty gjithsecili do të marri meritat dhe dështimet", vijoi Xhaferi.

Më pas, i pyetur për aleancat në fundin e kampionatit, Xhaferi tha se i neverit të tilla gjëra.

"Ne jemi Vllaznia dhe do të vazhdojmë të bëjmë lojën e bukur. Unë prandaj jam këtu, për të siguruar të gjithë tifozët që Vllaznia do të luajë siç ka luajtur këto tre vite, futbollin më të drejtë të mundshëm dhe sigurisht të prodhojmë futbollin sepse ajo na bashkon këtu. Pastaj këto aleancat mua më neveritin. Ne do të luajmë me këmbët tona", tha Alban Xhaferi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë