Presidenti i zgjedhur Trump shpreh 'mbështetjen e plotë' për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson

Presidenti i zgjedhur Trump shpreh 'mbështetjen e plotë' për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson

Mike Johnson

Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbështeti kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson në prag të votimit për kryetarin e Kongresit të ri më 3 janar.

Zoti Trump tha të hënën përmes një postimi në rrjetin Truth Social se zoti Johnson “është një njeri i mirë, që punon fort dhe një njeri besimtar” duke shtuar se republikani nga Luiziana “do të veprojë siç duhet dhe ne do të vazhdojmë të FITOJMË”

“Mike ka mbështetjen time të Plotë dhe Totale”, shkroi zoti Trump.

Pas debateve mbi buxhetin e qeverisë, që rrezikoi një mbyllje të qeverisë përpara Krishtlindjes, mbështetja për rizgjedhjen e tij në postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve u duk e pasigurt.

Pavarësisht se në fund u arrit një marrëveshje, debatet demonstruan një brejtje të ndikimit të zotit Johnson si edhe nxorrën në pah çarjet në mbështetjen brenda partisë së tij.

Dy propozime të zotit Johnson mbi financimin e qeverisë u hodhën poshtë, pasi zoti Trump, i cili e merr detyrën në 20 janar, ndërhyri duke bërë thirrje për të pezulluar ose hequr tavanin e borxhit.

Zoti Johnson, i cili është përpjekur shumë për të mbajtur një raport të afërt me zotin Trump, e bindi Presidentin e zgjedhur se ai do të përmbushë në 2025 kërkesat e tij për të rritur kufirin e borxhit.

Për gati një javë, zoti Trump kishte heshtur mbi fatin e zotit Johnson, ndërsa në 3 janar do të mbahet votimi për kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, edhe pse disa republikanë kishin dhënë sinjale se mund të mos e mbështesnin zotin Johson për ta mbajtur këtë pozicion.

Ligjvënësja Victoria Spartz, një nga republikanet që kundështoi përpjekjen e parë të zotit Kevin McCarthy për të marrë rolin si kryetar i Dhomës së Përaqësuesve, tha të hënën përmes një deklarate se “kryetari ynë i ardhshëm duhet të dëshmojë udhëheqje të guximtë për ta kthyer vendin në shina”.

Ligjvënësja nga Indiana parashtroi një sërë kërkesash për kreun e ardhshëm të shumicës republikane, të cilat përfshinin një reformë të thellë lidhur me shpenzimet./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë