Presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe ka dhënë dorëheqjen. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i parlamentit,  Jacob Mudenda.

Sipas Reuters,  Mugabe ka dhënë dorëheqjen në mënyrë vullnetare nëpërmjet një letre.

Njoftimi i befasishëm erdhi pasi ligjvënësit debatuan një mocion të fajësimit kundër z. Mugabe në një mbledhje të përbashkët të parlamentit.

Mugabe kishte refuzuar më parë të japë dorëheqjen pavarësisht nga marrja ushtarake e vendit  javën e kaluar dhe  protestave. Ai ka qenë në pushtet që nga pavarësia në vitin 1980.

 

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com